back to top
Wednesday, March 11, 2026
BallinaLajmeKusari-Lila zhvillon takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovës

Kusari-Lila zhvillon takime me drejtues të ATK-së e Doganës së Kosovës

Të ngjajshme

Real – City sfidë jo veç në fushë, “Los Blancos” i duan dy yje të “Citizens”

Stadiumi “Santiago Bernabéu” po përgatitet ta presë një tjetër...

Kurti kujton demonstratat e 81-tës: Ngjarje kyçe në historinë politike të Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka përkujtuar demonstratat masive...

Yilmaz tregon plagët e tij pas fitores ndaj Liverpoolit

Skuadra e Galatasarayt mbrëmë shënoi fitore minimale 1:0 ndaj...

Aktorja e inteligjencës artificiale u përgjigjet atyre që e urrejnë Hollywoodin

Aktorja kontraverse Tilly Norwood e ka provuar veten në...

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila ka zhvilluar takime pune me drejtues të agjencive shtetërore, atë të Administratës Tatimore dhe Doganës së Kosovës. Thotë se me ta diskutoi për çështje konkrete që lidhen me lehtësimin e të bërit biznes dhe përmirësimin e shërbimeve për ndërmarrjet dhe qytetarët.

“Me Drejtorin e Përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Mentor Hyseni, biseduam për unifikimin dhe azhurnimin e të dhënave të bizneseve në bashkëpunim me ARBK-në, në mënyrë që informacionet për bizneset të jenë sa më të sakta dhe të përditësuara. Po ashtu diskutuam për uljen e burokracisë në raport me shërbimet që institucionet u ofrojnë bizneseve, si dhe për zhvillimin dhe avancimin e sistemit informativ të ARBK-së”, ka treguar ajo.

Ndërkohë, Kusari-Lila thotë se me drejtorin e Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Agron Llugaliu, biseduan për mundësitë e krijimit të lehtësirave shtesë për bizneset, eliminimin e disa tarifave dhe reduktimin e burokracive në vendkalimet kufitare me vendet e rajonit.

“Diskutuam gjithashtu për bashkëpunimin institucional në kontrollin e cilësisë së derivateve, si në tregun e jashtëm ashtu edhe në atë të brendshëm”, thotë ajo.

Sipas ministres, bashkëpunimi ndërinstitucional dhe përmirësimi i shërbimeve për bizneset mbeten thelbësore për një ekonomi më funksionale dhe më konkurruese.

“Mbështetja e ndërmarrjeve dhe krijimi i kushteve më të mira për biznesin janë hapa të domosdoshëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe për më shumë mundësi për qytetarët tanë”, thotë Mimoza Kusari-Lila.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz