back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeKusari-Lila: VV-ja i ka respektuar krejt vendimet e Kushtetueses

Kusari-Lila: VV-ja i ka respektuar krejt vendimet e Kushtetueses

Të ngjajshme

Përfundon me sukses edicioni i parë i Ligës së Shkollave

Sonte është përmbyllur edicioni i parë i Ligës së...

Policia gjen armë dhe drogë në një shtëpi të braktisur në Ferizaj

Në kuadër të një plani operativ për siguri, të...

Dje me PDK-në, sot me LDK-në, Duda s’po e ndalë dorën me marrëveshje

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Dragash, ka nënshkruar...

Kryetarja e Alternativës dhe partnerja e VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje i ka respektuar të gjitha vendimet e Gjykatës Kushtetuese.

Kusari-Lila tha se për dallim prej respektimit të vendimeve, deklaratat politike nga krerët e VV-së kanë pasur konotacion tjetër.

“Asnjë vendim të Gjykatës Kushtetuese nuk është që s’e ka respektuar Lëvizja Vetëvendosje. Pra, të gjitha vendimet e deritashme janë respektuar nga VV-ja”.

“Deklaratat politike janë tjetër, por vendimet janë respektuar në tërësi. Deklaratat politike kanë pasur konotacion tjetër, jo çdokujt mund t’i thuash ‘hy në procesin zgjedhor’, mendimi im. Por për këtë dallojmë dhe për këtë mbajmë emblema të tjera”, tha Kusari-Lila në Klan Kosova.

Tutje, ajo u shpreh se nuk pajtohen me qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti dhe zyrtarëve të tjerë të VV-së që t’i përmendin me emra e mbiemra gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarët e gjykatave të tjera.

“Por, në aspektin e ushtrimit të ndikimit të partive paraprake, unë mendoj që nuk kemi arritur ta depolitizojmë sistemin juridik në Kosovë”.

“Në situatën aktuale, mendoj që gjyqtarët duhet të jenë gjyqtarë të Kosovës, edhe të Kushtetueses edhe të tjerët. Nuk pajtohem me qasjen [që të përmenden me emra gjyqtarët]”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz