BallinaLajmeKusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin duhet të flasim

Kusari-Lila: Qeveria Kurti 3 do të bëhet, për presidentin duhet të flasim

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur e bindur se Qeveria Kurti 3 do të krijohet.

Në emisionin “DPT te Fidani”, ish-deputetja tha se për krijimin e qeverisë, i kanë 65 vota.

“Ne jemi një grup parlamentar me 57 deputetë, dhe natyrisht me një bashkëpunim prej tetë deputetë nga grupi parlamentar të komuniteteve joshumicë joserbe, përfshirë edhe Rashiqin. Ne nuk jemi takuar ende bashkërisht ende me diskutu formën e votimit në GP-në tonë”, tha Kusari-Lila në Klan Kosova.

Pos tjerash, ajo foli edhe për zgjedhjen e presidentit/es të Kosovës.

Sipas saj, partitë politike duhet të ulen dhe të flasin me njëra-tjetrën për t’u dakorduar në këtë çështje.

“Përveç konstituimit të Kuvendit dhe Qeverisë, është pastaj votimi për marrëveshjet ndërkombëtare dhe për president/e. Këtu duhet të jemi bashkë si kastë politike. Për pozitën e presidentit ose presidentes duhet me u taku me partitë politike dhe me i dëgju se çka janë idetë e tyre për këtë rast”, tha ajo.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz