back to top
Thursday, February 12, 2026
BallinaLajmeKusari-Lila përshëndetet me zyrën e vjetër për të kaluar te ajo e...

Kusari-Lila përshëndetet me zyrën e vjetër për të kaluar te ajo e MINT-it: Mezi pres të takohemi bashkë në angazhime të reja

Të ngjajshme

Ambasadori amerikan në OKB bën pompa me ushtarët në Gjenevë

Ambasadori i SHBA-së në OKB, Mike Waltz, ka publikuar...

Angazhimet institucionale, Osmani anulon pjesëmarrjen në Konferencën e Sigurisë në Mynih

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila...

Këta 16 kandidatë të LVV-së do të bëhen deputetë për shkak të atyre që u përfshinë në kabinetin qeveritar

Gjashtëmbëdhjetë kandidatë për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje do të...

Nuk hyri në qeveri, reagon Duda Balje

Deputetja e Republikës së Kosovës, Duda Balje, ka reaguar...

Ide dhuratash për Shën Valentin sipas personalitetit të partnerit

Shën Valentini është momenti ideal për të zgjedhur një...

Mimoza Kusari-Lila, është emëruar nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti si ministre e Tregtisë, Ndërmarrësisë, Industrisë dhe Inovacionit në qeverinë “Kurti 3”.

Gjatë pesë viteve të fundit, Kusari-Lila, ka ushtruar detyrën e shefes së grupit parlamentar të VV-së, shkruan lajmi.net.

Ajo sot përmes një videomesazhi ka thënë se po iu adresohet qytetarëve për herë të fundit nga zyra e saj në Kuvendin e Republikës së Kosovës për të kaluar tash si ministre e MINT-it.

“Pesë vitet e kaluara ishin përplot me sfida, suksese, angazhime dhe beteja të panumërta politike. Por, gjthmonë me interesin e qytetarëve të Republikës, para nesh dhe udhëzues për secilin veprim të mëtutjeshëm.  Andaj, ju jam falënderues për mbështetjen, përkrahjen dhe mezi pres të takohemi bashkë në angazhimet e reja nga cilësia e re e konfirmuar dje. Ju përshëndes e ju uroj ditë të mbarë të gjithëve”, ka thënë Kusari-Lila. /Lajmi.net/

Video e plotë:

Të Fundit

Sport

ShowBiz