back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeKusari-Lila: Kushtetuesja s’mund të na imponojë vullnetin politik, s’kemi votë për Listën...

Kusari-Lila: Kushtetuesja s’mund të na imponojë vullnetin politik, s’kemi votë për Listën Serbe

Të ngjajshme

Aksion i madh bastistjeje në Burgun e Dubravës

Sot, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, zyrtarët korrektues kanë...

Tre të lënduar nga aksidenti mes dy veturave te Mensa e Studentëve

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e...

U transferua gjatë verës te Monaco, kjo është arsyeja pse Pogba nuk ka debutuar ende

Arsyeja pse Paul Pogba ende nuk ka luajtur, pavarësisht...

Bileta të lira Gjenevë–Prishtinë – rezervoni tani me PrishtinaTicket

Të gjithë udhëtarët që kërkojnë një lidhje të shpejtë...

Kryetarja e Alternativës dhe partnerja e koalicionit me VV-në, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se Gjykata Kushtetuese nuk mundet që t’ia imponojë vullnetin politik deputetëve të kuvendit.

Kusari-Lila tha se në situatën më ekstreme, nëse Kushtetuesja thotë se Listës Serbe i takon nënkryetari i kuvendit, prapë u takon deputetëve të votojnë.

“Në situatën më ekstreme nëse Gjykata Kushtetuese thotë se shembull Listës Serbe i takon nënkryetari i kuvendit, prapë neve na takon të votojmë. Nuk mundet Gjykata Kushtetuese dhe asnjë institucion që t’ia imponojë vullnetin politik deputetëve të kuvendit”.

“Votë për Listën Serbe apo përfaqësuesin e Listës Serbe nuk do të ketë në Grupin Parlamentar të VV-së, të Guxo dhe të Alternativës”, u shpreh Kusari-Lila në Klan Kosova.

Tutje, ajo u shpreh se zgjedhjet janë e vetmja zgjidhje pas situatës së krijuar politike në Kosovë.

“Mendoj që zgjedhjet janë e vetme zgjidhje. Mendoj se ka qenë seanca e gjashtë apo e shtatë, kur kemi shkuar në absurditetin kur opozita e deritashme ka mundur ta rrëzojë shumë lehtë Komisionin për Votim të Fshehtë dhe të procedohet me votim të hapur, por nuk merrnin pjesë në votim”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz