back to top
Saturday, September 27, 2025
BallinaLajmeKusari-Lila fillon t’i vendos kushte Kurtit: Jo më koalicion joformal, por me...

Kusari-Lila fillon t’i vendos kushte Kurtit: Jo më koalicion joformal, por me emrin dhe llogon e “Alternativës” në fletëvotim

Të ngjajshme

Varroset Eldion Kelmendi, vëllai i Gjestit

Është varrosur viktima e aksidentit të djeshëm në Bllagajë...

Muriqi i prin sulmit të Mallorcas në ndeshjen ndaj Alaves

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Mallorcas dhe...

Prekëse, Gjesti s’i mbanë lotët në varrimin e vëllait

Sot i jepet lamtumira e fundit, vëllait të Gjestit,...

Pas asistit Arda Guler shënon gol, kalon Realin në epërsi ndaj Atleticos

Skuadra e Real Madridit ka shënuar golin e dytë...

Emri dhe llogoja e “Alternativës” në fletëvotim dhe koalicion formal.

Ky tha është “kushti publik” ndaj Vetëvendosjes në koalicionet e ardhshme parazgjedhore, drejtuesja e partisë “Alternativa”, Mimoza Kusari-Lila.

Bashkëpunëtorja e ngushtë e Albin Kurtit të Vetëvendosjes, tashmë njoftoi se kapacitetet e veta do t’i orientojë karshi partisë së vet dhe jo shkrirjes dhe homogjenizimit në Vetëvendosje.

Kjo pasi që, siç tha ajo në “Rubikon” të Klan Kosovës, “duke qenë drejtuese e Grupir Parlamentar të Vetëvendosjes, e kam dëmtuar Alternativën”.

Ka pas probleme serioze me më identifiku mua ndryshe veçse me Vetëvendosjen”, tha ajo.

Adriatik Kelmendi iu referua distancimit që Albin Kurti kishte bërë ndaj Kusari-Lilës kur kishin dalur përgjimet e saj me Sllavko Simiqin dhe Millan Radojçiqin e “Listës Serbe”, duke thënë se Kusari-Lila “nuk është pjesë e Vetëvendosjes”.

Kusari-Lila tha “nuk e kam ni dhe ndje asnjëherë” që VV ka pasur distancim nga ajo.

Duke folur për atë çka ajo e quajti “kusht publik” se koalicionet me VV-në do të jenë tashmë me patjetër ose formale ose fare, Kusari-Lila tha se tashmë zgjedhjet e reja janë të pashmangshme.

“Si kusht publik, e kam vendosur që me këdo që bisedoj…më së pari me Vetëvendosjen, kërkoj koalicion formal; vetëm përfshirja në listë, me koalicion formal”, tha ajo.

Kusari-Lila tha se është “tepër e rëndësishme” që Alternativa ta ketë emrin në fletëvotim, dhe llogon.

Vetëvendosje deri tash në koalicionet parazgjedhore e ka Alternativën dhe partinë Guxo, por emrat e tyre nuk figurojnë në KQZ e as te deputetët e tyre në Kuvend, ngase nuk janë lidhur edhe formalisht.

Njësoj edhe pjesëtarë të partisë Guxo kishin shuarë degë në prag të zgjedhjeve nacionale të 9 shkurtit për të njëjtën arsye, ngase Vetëvendosje s’kishte pranuar që t’u jepte edhe emërtim më vete, përveç se shkrirje në listën e tyre nën emrin e vetëm: “Lëvizja Vetëvendosje!”.

Si pasojë e vendimit të Donika Gërvallës dhe Faton Pecit për t’u shkrirë në Vetëvendosje në listën zgjedhore pa koalicion formal, Guxo dega në Ferizaj kishte shuar edhe aktivetet zgjedhore në dhjetor të vitit të kaluar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz