back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeKurtit i mungojnë fjalët për të përkrahur protestën në Tiranë – në...

Kurtit i mungojnë fjalët për të përkrahur protestën në Tiranë – në Facebook flet vetëm për pasaportën e Kosovës

Të ngjajshme

Mashtrime milionëshe — Europol godet organizatën e krimit kibernetik

Policia letoneze ka shkatërruar një rrjet të madh në...

QKUK: Pacienti që mbeti i plagosur në Pejë është gjendje stabile

Pacienti që u transferua Qendra Klinike Universitare të Kosovës,...

Njëri nga të plagosurit e djeshëm në Pejë, jashtë rrezikut për jetë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës ka njoftuar se njëri...

Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka thënë se pasaporta e Kosovës është më e fuqishme se kurrë më parë sipas raportit vjetor në Indeksin e Pasaportave Henley, dhe se Kosova ka kaluar nga vendi i 108-të në vitin 2021, në vendin e 65-të.

Ai ka thënë se ky rezultat është ‘’dëshmi e forcimit të shtetësisë sonë, rankimi është tregues edhe i angazhimit tonë si qeveri në këtë mandat’’.

‘’Pasaporta e Republikës së Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë sipas raportit vjetor në Indeksin e Pasaportave Henley. Kosova ka kaluar nga vendi i 108-të në vitin 2021, në vendin e 65-të.

Edhe në krahasim me vitin e kaluar Kosova ka pasur ngritje në raportin përfundimtar vjetor, gjersa kemi qenë në vendin e 68-të. Përveçse është rezultati më i mirë ndonjëherë në këtë indeks vjetor dhe dëshmi e forcimit të shtetësisë sonë, rankimi është tregues edhe i angazhimit tonë si qeveri në këtë mandat: nga liberalizimi i vizave me zonën Shengen e deri te puna intensive diplomatike me shumë shtete anekënd botës për të mundësuar lëvizjen e lirë.

Me pasaportën tonë e cila po bëhet më e njohur ndërkombëtarisht, përfaqësohemi dinjitetshëm, udhëtojmë në më shumë vende pa viza dhe fuqizojmë republikën tonë’’, ka shkruar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz