BallinaLajmeKurti viziton Klinën, pritet nga kryetari i kësaj komune

Kurti viziton Klinën, pritet nga kryetari i kësaj komune

Të ngjajshme

Murici pret penalltinë e Locatellit, Sassuolo merr një pikë nga Juventusi i Zhegrovës

Sassuolo doli me një pikë nga “Allianz Stadium” në...

Tragjike: Një grua në Gjakovë vdes pasi ra nga Ura e Moglicës

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

“Jemi vetëm shokë” – Selin futet në mes të çiftit Brikena-Mateo?

Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se është vënë...

Sassuolo e nis mbarë pjesën e dytë, barazon rezultatin ndaj Juventusit

Sassuolo ka arritur të shënojë golin e barazimit ndaj...

 

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, ka vizituar sot kryetarin e Klinës, Zenun Elezajn.

Albin Kurti bashkë me deputetin Rexhepi Selimi kanë qëndruar sot në Klinë, të cilën e udhëheq Zenun Elezaj nga radhët e AAK’së.

Ky është postimi i plotë i Kurtit:

Gjatë vizitës në Komunën e Klinës ku Lëvizja VETËVENDOSJE! është në bashkëqeverisje, bashkë me deputetin Rexhep Selimi, u pritëm nga kryetari i kësaj Komune, z. Zenun Elezaj, nënkryetari z. Besim Hoti, dhe drejtorët e Lëvizjes VETVËNDOSJE!, z. Ibër Elezaj, Drejtor i Drejtorisë për Shërbime Publike dhe Emergjencë, z. Skënder Merturi, Drejtor i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, dhe asambleistin e Lëvizjes, Xhevxhet Berisha. Në takim me Kryetarin Elezaj dhe udhëheqjen komunale biseduam për qeverisjen e re dhe punën e drejtorëve tanë. U dakorduam që në këtë bashkëqeverisje t’i jepet rëndësi bashkëpunimit të afërt me qytetarët, ecjes përpara të projekteve zhvillimore lokale në aspektin ekonomik, social e kulturor në mënyrë që të ofrojmë shërbime sa më të mira dhe efikase për qytetarët e Komunës së Klinës. Më pastaj, në Qendrën e Lëvizjes tonë në Klinë u pritëm nga aktivistë e anëtarë, ku diskutuam për formimin e forcimin e strukturave tona gjë që përkthehet në fuqinë e organizatës dhe shumësinë e aktiviteteve. Me këtë rast, po ashtu mirëpritëm 10 anëtarë të rinj të cilëve ua ndamë edhe kartelat e anëtarësisë së VETËVENDOSJE!-s.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz