BallinaLajmeKurti uron hapjen e urës së re mbi lumin Ibër: Punimet në...

Kurti uron hapjen e urës së re mbi lumin Ibër: Punimet në urën tjetër po vazhdojnë

Të ngjajshme

Raketat godasin Libanin verior, raportojnë mediat lokale

Një fshat në veri të Libanit është shënjestruar nga...

​Kuvendi i KOK-ut: Krasniqi numëron sukseset sportive të vitit 2025

Në Ditën e Kuvendit të Komitetit Olimpik të Kosovës,...

Kurti priti në takim komisionerin e Lartë të OSBE-së, ja çka u bisedua

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti sot...

Real Madrid bëri një gabim në diagnozën për lëndimin e Kylian Mbappes

Si rrallë herë, Real Madrid ka bërë një gabim...

Dua Lipa – esktravagante në festën e Bvlgarit

Dua Lipa është shfaqur tejet ekstravagante në paraqitjen e...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përshëndetur hapjen e urës së re për automjete mbi lumin Ibër, duke e cilësuar atë si një sukses të shpejtë dhe të rëndësishëm për qytetarët e Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut.

Ura, e 36-ta me radhë e ndërtuar mbi lumin Ibër në territorin e Kosovës, u përfundua për më pak se dy muaj dhe nga ora 09:00 e mëngjesit të sotëm është zyrtarisht e hapur për qarkullim, raporton lajmi.net

“Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor,” ka shkruar Kurti në një postim në Facebook, duke theksuar rëndësinë e kësaj ure për ndërlidhjen dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve.

Ai bëri të ditur gjithashtu se punimet për një tjetër urë mbi lumin Ibër janë në vijim, si pjesë e angazhimeve të vazhdueshme për zhvillim infrastrukturor në vend.

Postimi i tij i plotë:

“Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim.
Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë”./Lajmi.net/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz