Kurti udhëton në Gjermani, merr pjesë në Konferencën e Sigurisë në Mynih
dp

Lexo edhe“ZPS-ja nuk ishte përpjekur fare që të ketë provë” – Avokati i Selimit ia dërrmon akuzat e Prokurorisë për fuqinë e ministrisë së Rendit Publik

Sipas njoftimit zyrtar, përveç pjesëmarrjes në aktivitetet dhe panelet e organizuara në kuadër të kësaj konference ndërkombëtare të sigurisë, kryeministri Kurti do të zhvillojë edhe takime bilaterale në margjinat e saj.
Konferenca e Sigurisë në Mynih konsiderohet një nga forumet më të rëndësishme globale për çështje të sigurisë dhe politikës së jashtme, ku marrin pjesë liderë shtetërorë, diplomatë dhe ekspertë nga mbarë bota.
Njoftimi i plotë nga Zyra e Kryeministrit:

Lexo edhe“ZPS-ja nuk ishte përpjekur fare që të ketë provë” – Avokati i Selimit ia dërrmon akuzat e Prokurorisë për fuqinë e ministrisë së Rendit Publik
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar drejt Gjermanisë ku do të marrë pjesë në edicionin e 62-të të Konferencës së Sigurisë në Mynih – Munich Security Conference 2026 (MSC). Krahas pjesëmarrjes në ngjarjet e organizuara në kuadër të MSC, kryeministri gjithashtu do të ketë edhe takime bilaterale në margjina të konferencës./lajmi.net/