back to top
Friday, August 8, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKurti thotë se ofroi kompromise: Gjykata tha uluni e merruni vesh, PDK...

Kurti thotë se ofroi kompromise: Gjykata tha uluni e merruni vesh, PDK dhe LDK menjëherë dërguan lëndë të reja

Të ngjajshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka qëndruar sot në Podujevë nga ku tha se partia e tij (Lëvizja Vetëvendosje) ka ofruar kompromise dhe ka qenë e gatshme për bashkëpunime, por partitë e tjera nuk kanë ndërmarrë hapa të njëjtë.

Kurti deklaroi se edhe pas këshillës nga Gjykata Kushtetuese që partitë politike të merren vesh, PDK dhe LDK kanë dorëzuar lëndë të reja në këtë gjykatë.

“Ne kemi ofruar dy kompromise. I pari ka qenë që, nëse me votim të fshehtë nuk zgjidhet Albulena Haxhiu, ne do të sjellim një emër tjetër. Kompromisi i dytë ka qenë që të merremi vesh për një paketë ku përfshihen kryetari dhe nënkryetarët. Ne kemi bërë hapa – nuk ka pasur hapa nga pala tjetër. Kur Gjykata, përmes një vendimi paraprak, na ka thënë se marrëveshjet politike duhet të arrihen mes grupeve parlamentare, sepse ajo nuk zgjidh mosmarrëveshjet politike, menjëherë dy parti e dërguan çështjen në Kushtetuese. Nëse Gjykata thotë: “Uluni dhe merruni vesh”, ti nuk shkon të dorëzosh lëndë në Gjykatë. LDK dhe PDK menjëherë kanë shkuar në Gjykatë, sikur të mos kishte pasur fare një vendim paraprak”, deklaroi Kurti, transmeton lajmi.net.

Po ashtu Kurti tha se e kanë respektuar aktgjykimin dhe se është ai që ka shkruar letrat për konsultime./Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit