back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeKurti thotë se kryesuesi i ZRRE-së ka qenë pro bllok-tarifave në 2017,...

Kurti thotë se kryesuesi i ZRRE-së ka qenë pro bllok-tarifave në 2017, Tahiri e demanton

Të ngjajshme

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe...

Milan – Bari, Jashari nuk starton

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Milan dhe...

Fitore për Prishtinën e Re, Prishtinën dhe Ferizajn, barazim në Skenderaj

Prishtina e Re e ka mposhtur Malishevën, Prishtina ka...

Ujësjellësi Prishtina njofton se disa rrugë kanë mbetur pa ujë të pijshëm

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” sh.a, njofton se disa...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se e ka të konfirmuar që kryesuesi aktual i bordit të ZRRE-së, ka qenë kundër heqjes se bllok-tarifave në marsin e vitit 2017.

Sipas tij, bordi i atëhershëm dhe Komisioni Parlamentarë kanë qenë për heqjen e tarifave, transmeton Klankosova.tv.

“Bordi aktual i ZRRE-së është votuar në këtë Kuvend të Republikës, unë nuk e kam ditur anëtarët e këtij bordi tash çfarë kanë bërë në vitin 2017. Mirëpo sapo mu konfirmua që kryesuesi aktual ka qenë kundër heqjes së bllok-tarifave në marsin e vitit 2017. Ai ka qenë në anën e stafit profesional që e ka rekomanduar mirëmbajtjen e bllok-tarifës, e që është shkelur nga bordi i atëhershëm dhe Komisioni përkatës Parlamentarë.” u shpreh Kurti në fjalën e tij në Seancën e Kuvendit.

Kurse, shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, i demantoi këto deklarata të Kurtit.

“Po të citoj çka ka thënë ish-drejtori i Departamentit të Tarifave të ZRRE-së në këtë takim, ka thënë se me tarifat e reja synojmë nxitjen e kursimit të energjisë elektrike. Dhe për informatën tënde Selatin Kaqaniku nga Organizata Konsumatori, e ka kundërshtuar në këtë takim pikërisht këtë drejtor i cili ka këkruar heqjen e bllok-tarifave. Ajo që ta kanë servuar si informatë është e pa vërtetë kryeministër, këtë njeri e ke shpërbly, e ki kryesues të bordit të ZRRE-së.” tha Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz