BallinaLajmeKurti thirrje LDK-së: Mos shkaktoni krizë politike në mes të një krize...

Kurti thirrje LDK-së: Mos shkaktoni krizë politike në mes të një krize shëndetësore

Të ngjajshme

Dy fëmijë u braktisën brenda një muaji në Kosovë

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave...

Gjatë shkurtit në Kosovë u braktisën dy fëmijë

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat...

Zhaklin Lekatari bën thirrje të fortë për Selin: Ngacmim se*sual, denoncojeni

Një tjetër situatë e rëndë ka trazuar Big Brother...

Mediat izraelite: Khamenei i thotë “po” negociatave me SHBA

Udhëheqësi Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka rënë dakord...

Ministri Muja paralajmëron reforma në sigurinë ushqimore sipas standardeve evropiane

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, brenda këtij...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë thirrje që të mos shkaktohet një krizë politike, në mes të një krize shëndetësore në të cilën ndodhet Kosova.

Kurti duke komentuar mocionin e votëbesimit që partneri i tij në Qeveri, LDK ka iniciuar, ka thënë se nuk ka pasur takim me zyrtarët e LDK-së, e as të partive të tjera politike.

Kurti ka kërkuar që në mes të kësaj krize shëndetësore, mos të shkaktohet edhe një krizë politike, gjersa ka thënë se pavarësisht zhvillimeve ai është njeri që nuk ndalet përballë asnjë pengese, shkruan Reporteri.net.

Kurti po ashtu ka bërë të ditur së ditëve të ardhshme do të takohet me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar për menaxhim sa më të mirë të situatës me koronavirus.

“Nuk i kam takuar, ne jemi plotësisht të përkushtuar në punët që bëjmë. Preokupimi im nuk është java e kaluar në kuptimin politik, por java e ardhshme në kuptimin shëndetësor. Unë po e theksoj atë që e përmenda para pak ditësh se unë jam kryeministër me vullnet, me program dije dhe përvojë të gjatë politike. Jam njeri që nuk ndalet përballë asnjë pengese. Parashikimet nuk i bëjë unë, i bëjnë analistët, unë jam këtu që të punoj. Është bindja ime që kësaj krize shëndetësore nuk duhet t’ia shtojmë edhe krizën politike, Por nuk mund të flas për të tjerët. Në veçanti sot erdha në zyrë që të filloj t’i thërras e kontaktoj me të gjithë kryetarët e komunave të Kosovës sepse kryetarët e komunave janë ata që po ballafaqohen përditë me këtë krizë”, ka thënë Kurti. /Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz