BallinaLajmeKurti: Thaçi do ta ketë fatin e Gruevskit

Kurti: Thaçi do ta ketë fatin e Gruevskit

Të ngjajshme

“I hidhur lajmi”, të vrarin në Klinë e kishte bashkëluftëtar, reagon Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj...

Jamie Shea: KFOR’i të mbetet në Kosovë deri anëtarësimin në NATO, ka ende tensione aty

Jamie Shea, ish-zëdhënës i NATO-s në kohën e bombardimeve...

Ky është motivi për të cilin dyshohet se vëllai vrau vëllain në Klinë

Një ngjarje tragjike tronditi sot opinionin publik, me një...

Arrestohet personi i dyshuar për vrasjen në Bokshiq të Klinës

Një person ka vdekur sot pas plagëve të marra...

McTominay nuk dorëzohet në garën për titull: Futbollit nuk i dihet

Scott McTominay thotë se ka bërë “shumë punë në...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti i ka bërë thirrje Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Nismasocialdemokrate të mos e formojnë ekipin negociator që do t’i shërbente Hashim Thaçit.

Ai kështu ka deklaruar në një konferencë për media, në të cilën ka thënë se Presidenti i Kosovës që është i vetëm, sipas tij duhet të mbetet i vetmuar.
“Në protestën e 29 shtatorit populli i Kosovës ka dëshmuar se nuk i nënshtrohet një njeriu”, ka shtuar Kurti.

Lideri i VV-së ka thënë se Thaçi do të shkojë drejt rrugës së ish-kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski.

“Para dy viteve e gjysmë pak kujt, në mos askujt, nuk ia mori mendja që fiton Trump dhe ngjan Brexit. Por, askujt para një viti e gjysmë nuk ia mori mendja se Gruevski do të kërkoi azil në Hungari, e kësaj rruge drejt azilit politik, por në Rusi, është edhe Hashim Thaçi. Ne nuk mund ta ndalim rrugëtimin e tij, por mund ta ndalim që të mos e marrë me vete edhe Kosovën”, ka theksuar Kurti, transmeton Telegrafi.

Ai më tutje ka propozuar alternativat me katër hapa, për bisedime dhe zgjedhje të qëndrueshme me Serbinë: Shqyrtimi dhe vlerësim i dialogut 6 vjeçar në mes Kosovës dhe Serbisë; Duhet të dimë çka duam dhe cilat janë qëllimet tona; Prezantimi i platformës me parime në mes Kosovës dhe Serbisë; Ekipi negociator me përbërje gjithëpërfshirëse dhe strategji të fuqishme. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz