back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeKurti: Thaçi e ka marrë me qira Haradinajn

Kurti: Thaçi e ka marrë me qira Haradinajn

Të ngjajshme

Anulohet televotimi! Zarf i zi në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”

Vëllai i Madh ka dërguar sot në shtëpinë më...

ANP “Adem Jashari” kishte mbi 4.6 milionë pasagjerë në vitin 2025

Aeroporti i Prishtinës, Adem Jashari ka njoftuar gjatë vitit...

Dështon transferimi i Matetas te Milani

Jean-Phillipe Mateta nuk do t’i bashkohet Milanit. “Rossonerët”, vendosën që...

Të dënuarit në burgun e Prizrenit certifikohen për “menaxhim të zemërimit”

Në Qendrën e Paraburgimit në Prizren është bërë shpërndarja...

Tashmë ka nisur tryeza e Vetëvendosjes me partitë politike, ku temë kryesore e diskutimit janë zgjedhjet e parakohshme, raporton Periskopi.

Fjalën i pari e mori kryetari i VV’së, Albin Kurti, i cili tha se Kosova nuk mundet të vazhdojë të qeveriset nga një pakicë parlamentare.

Me të marrë fjalën, Kurti e nisi me kritika për Qeverinë Haradinaj e presidentin Thaçi.

Ai përmendi shumë çështje për të cilat thotë se shteti ka dështuar, siç është deportimi i gylenistëve, procesi i shpronësimit në Hade e Shipitullë, ratifikimi i një marrëveshje me të cilën Kosova humb territor, themelimi i një marrëveshje të dëmshme për Kosovën, siç e quan ai Asociacionin.

“Çka din ky kryeministër. Atë e ka marrë Thaçi me qira për Demarkacionin. Nëse ka veç pak etikë, ai duhet të jap dorëheqje e vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme. Ky kryeministër për karrige e bën edhe Zajednicën”, ka thënë Kurti.

“Haradinaj duhet të japë dorëheqje, ose ne si opozitë në Kuvend e iniciojmë mocionin e mosbesimit”, tha tutje Kurti./Periskopi

 

Të Fundit

Sport

ShowBiz