back to top
Wednesday, October 22, 2025
BallinaLajmeKurti takohet me Sekretaren e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar: Kosova është...

Kurti takohet me Sekretaren e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar: Kosova është vendi më demokratik dhe me zhvillimin ekonomik më të shpejtë në rajon

Të ngjajshme

Dogana ndalon dhjetëra raste kontrabande gjatë muajit tetor

Gjatë muajit tetor, Dogana e Kosovës ka njoftuar se...

Begaj e pret Ulutashin, i riafirmon mbështetjen e Shqipërisë për KFOR-in

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka pritur në takim...

Për herë të fundit u pa në gusht 2022, babai i Ervis Martinajt kërkon shpalljen e djalit të tij si i zhdukur!

Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt ka kërkuar shpalljen zyrtarisht si...

Kryeministri në detyrë i Kosovës po qëndron në Londër në kuadër të Samitit të Procesit të Berlinit.

Ai është takuar me Sekretaren e Shtetit për Punë të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Yvette Cooper, ndaj të cilës ka shprehur mirënjohjen e thellë ndaj Mbretërisë së Bashkuar si shtet mik dhe partner i Kosovës.

Siç ka njoftuar ZKM, në takim është diskutuar mbi temat kryesore të Samitit: sigurinë, rritjen dhe migracionin, si thelbësore për Ballkanin Perëndimor dhe Mbretërinë e Bashkuar. Gjithashtu, biseduan për mënyrat e thellimit të bashkëpunimit dhe mbështetjes në fushat e energjisë, infrastrukturës, përfshirë edhe transportin dhe edukimin.

 “Siguria e Kosovës është siguria e kufijve të saj. Partneriteti me Mbretërinë e Bashkuar është kyç për t’u mbrojtur nga lufta hibride e Rusisë dhe influenca e saj në Ballkanin Perëndimor, përfshirë këtu dezinformimin dhe financat e paligjshme, tha kryeministri. Në fushën e mbrojtjes, kryeministri theksoi se Kosova po investon në inovacion, arsim dhe partneritete, duke vlerësuar rëndësinë e bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar. Ai gjithashtu nënvizoi potencialin e vendit për investime dhe mundësitë për projekte strategjike të përbashkëta me Britaninë”, njofton ZKM.

Kurti i ka thënë Cooper se Kosova tashmë është vendi më demokratik dhe me zhvillimin ekonomik me të shpejtë në rajon.

“Sipas Gallup, Kosova renditet e treta në botë dhe e para në Evropë për sundimin e ligjit, ndërsa në indeksin e Transparency International është përmirësuar me 31 vende. Rritja mesatare ekonomike në katër vitet e fundit ka qenë 6%, asnjëherë nën 4%, me eksporte dhe investime të huaja të dyfishuara. Prioritet i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe në Bashkimin Evropian. Kryeministri theksoi se përmes partneritetit me Britaninë e Madhe, mund të ecim drejt integrimit në aleancën e Atlantikut të veriut, por edhe angazhohemi për njohje të reja”, thuhet në komunikatë.

 Ai i ka përmendur edhe sulmin në Banjskë dhe faktin që Milan radoiçiq është i lirë, për çka ka thënë se liria e tij është kërcënim i vazhdueshëm për sigurinë e Kosovës.

 “Gjatë diskutimit, kryeministri theksoi rëndësinë e ruajtjes së të drejtave të njeriut në rajon dhe të trajtimit të barabartë të pakicave. Ai vuri në dukje se ende ekziston një mospërputhje e theksuar midis vendeve të rajonit, ndërsa Kosova mbetet shembull me garanci të forta ligjore dhe me mbrojtje të avancuar të të drejtave të pakicave. Në lidhje me migracionin, Kryeministri tha që Kosova nuk është burim i migrimit, por që ka vullnet të ndihmojë një shtet mik dhe partner si Britania e Madhe, të menaxhojë rrjedhën e migracionit. Së bashku po punojmë në forcimin e sigurisë kufitare, si dhe luftimin e krimit të organizuar”, thuhet mes tjerash në komunikatë. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz