BallinaLajmeKurti takohet me kongresistët amerikanë: Jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e...

Kurti takohet me kongresistët amerikanë: Jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin e SHBA-së ndaj Kosovës

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim kongresistin republikan Mike Turner dhe kongresistin demokrat Donald Norcross me të cilët thotë të ketë diskutuar për raportet ndërmjet dyja vendeve dhe bashkëpunimit bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Mirëprita sot kongresistin republikan Mike Turner dhe kongresistin demokrat Donald Norcross. Të dy janë anëtarë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve (House Armed Services Committee) dhe të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Diskutuam për raportet ndërmjet vendeve tona mike dhe bashkëpunimin tonë bilateral, veçanërisht në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë. Kosova e ka katërfishuar buxhetin e mbrojtjes gjatë këtij mandati qeverisës, duke rritur kështu kapacitetet tona mbrojtëse dhe duke i avancuar ato me sisteme të reja; ndër to edhe prodhime dhe sisteme amerikane. Ndërkohë që në katër vitet e fundit mbi 1000 pjesëtarë të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë marrë pjesë në trajnime në programe ushtarake të ShBA-së, përfshirë edukimin ushtarak në Ëest Point dhe U.S. Army Ëar College. Jemi gjithmonë mirënjohës për kontributin historik, rolin aktiv dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj shtetit të Kosovës”, ka njoftuar Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz