BallinaLajmeKurti s’sheh mundësi që veç me LDK të zgjidhet Presidenti: S’është formulë...

Kurti s’sheh mundësi që veç me LDK të zgjidhet Presidenti: S’është formulë e sigurtë, duhet t’i kemi 84-85 deputetë

Të ngjajshme

Fuqia e heshtjes në letërsi

Heshtja mund të jetë po aq e fuqishme sa...

Pozicioni seksual që disa burra nuk e pëlqejnë

Pas diskutimeve se disa gra nuk e preferojnë pozicionin...

E pazakontë, tifozët shqiptarë mbetën jashtë stadiumit në Varshavë

Na ndajnë dhe disa minuta nga fillimi i ndeshjes...

Osmani mesazh për “Dardanët”: Ta shkruajmë historinë drejt Botërorit 2026

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar para ndeshjes...

Kryeministri Albin Kurti tha se nuk mjafton një marrëveshje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për çështjen e Presidentit.

Pas takimit me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, Kurti tha “për të pasur sukses zgjedhja e Presidentit, shfaqet e nevojshme që t’i kemi diku 84-85 deputetë, jo 80 ose 81, sepse është rrezik i madh që mungojnë një ose dy dhe s’ia del dot, duhet të shkosh në zgjedhje në prill”.

“Duhet ta kuptoni një gjë, që edhe Vetëvendosja 66, me partnerët me të cilët ka garuar bashkë dhe me pakicat që na janë bashkëngjitur mandej, kur ia shton edhe 15 deputetë të LDK-së, bëhet 81. Pra, mezi. Edhe 81-shi nënkupton që bash asnjë deputet, as i Vetëvendosjes, as i LDK-së, as i pakicave, nuk bën të të dështojë. Ose e thënë më saktë, mund të dështojë një, por jo dy. Prandaj edhe Vetëvendosja me LDK-në nuk është një formulë e sigurtë që ne ta tejkalojmë këtë çështje dhe të mos detyrohemi të shkojmë sërish në zgjedhje”, tha ai.

Kurti tha se nuk mund të thotë nëse ka përafrim mendimesh më shumë me Abdixhikun, apo me kryetarin e PDK-së, Bedri Hamza, me të cilin u takua mbrëmë.

“Nuk mund të them që kam përafrim më shumë me njërin ose tjetrin, por vetëm e bëra aritmetikën e numrave që është një fakt objektiv midis nesh”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz