Kurti – sportistëve para Lojërave Mesdhetare: Shkoni me krenari, Kosova është me ju
dp

Lexo edheArrestohet në Zveçan një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023

Kurti ka thënë se pas çdo paraqitjeje dhe fitoreje të sportistëve qëndrojnë vite punë, disiplinë dhe sakrificë, duke vlerësuar rezultatet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, pavarësisht madhësisë së vendit.
Ai ka theksuar se një brez i ri sportistësh është gati të shkruajë një kapitull të ri të sportit kosovar, ndërsa ka falënderuar trajnerët, federatat, Komitetin Olimpik të Kosovës, familjet dhe të gjithë ata që i mbështesin sportistët.
Kurti u ka bërë thirrje sportistëve të garojnë me besim dhe përkushtim, duke nënvizuar se mënyra se si luftohet për fitoren është po aq e rëndësishme sa vetë rezultati.

Lexo edheArrestohet në Zveçan një person i dyshuar për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë në vitin 2023
“Shkoni me krenari dhe jepni më të mirën tuaj”, ka qenë mesazhi i Kurtit, i cili u ka uruar sukses sportistëve, duke shpresuar që flamuri i Kosovës të ngrihet në podium edhe me medalje.