BallinaLajmeKurti s’jep datë kur do të prezantoj kabinetin e ri qeveritar: Kosovës...

Kurti s’jep datë kur do të prezantoj kabinetin e ri qeveritar: Kosovës i duhet edhe një mandat i Qeverisë sonë

Të ngjajshme

Meriton Korenica i sjell fitoren CFR Cluj në derbin rumun (VIDEO)

Meriton korenica po vazhdon të ketë një sezon fantastik...

Vendimi për ish-krerët e UÇK-së, trupi gjykues nis takimet

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot ka mbajtur në një konferencë për media.

Në këtë konferencë, Kurti ka folur edhe për qeverisjen qendrore, pasi që është mandatuar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani për një mandat të ri qeveritar.

Ai ka thënë se dita e fundit kur do të mund të mbahet seanca e Kuvendit ku do të prezantoj kabinetin e ri qeveritar është 26 tetori, shkruan lajmi.net.

“Këto ditë jemi të përqendruar maksimalisht në analizën gjithëpërfshirëse dhe të hollësishme të rezultatit të zgjedhjeve lokale, por shumë shpejt qysh në këtë javë do të fillojmë komunikimin dhe bisedat edhe për qeverinë qendrore. Sepse, Kosovës i duhet edhe një mandat i Qeverisë sonë, i duhet një mandat i ri i Qeverisë sonë neve na duhet edhe një mandat në përputhje me rezultatin e 9 shkurtit. Edhe unë si kryeministër në detyrë kam hyrë në muajin e 7 të vitit të pestë të mandatit të plotë 4 vjeçar, dhe duhet të kemi një mandat të rregullt i cili padyshim që duhet të filloj posa ne të nxjerrim në seancë kuvendi përbërjen e re të Qeverisë Kurti 3”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se data e fundit për këtë seancë është 26 tetori, por se kjo nuk do të thotë që ai do ta pres këtë datë.

“Tash po numërojmë teposhtë, përderisa më herët nuk kishte afate për asgjë. Vura theksin tek 15 ditëshi që përfundon më 26 tetor. Në momentin që ne konsiderojmë që komunikimi dhe bisedat kanë rezultuar të suksesshme, ne nuk e presim 26 tetorin”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/ 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz