back to top
Monday, October 27, 2025
BallinaLajmeKurti: Serbia ta dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq

Kurti: Serbia ta dorëzojë kryekriminelin Radoiçiq

Të ngjajshme

Abdixhiku i ashpër me Kurtin: S’i kupton parimet, fjalën e dhënë edhe më pak

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku i...

Udhëkryqet e zgjedhjeve të parakohshme

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë, gjasat për të...

Arbana Osmani drejt rikthimin në televizion?

Arbana Osmani, mesa thuhet në rrethet mediatike, është drejt...

Muhaxhiri: Kurti ka problem politik dhe personal me PDK-në

Politologu Atan Muhaxhiri, ka deklaruar se kryeministri Albin Kurti...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në konferencë ka folur edhe për raportet mes Kosovës e Serbisë, duke thënë se me Beogradin zyrtar ka edhe marrëveshje e jo vetëm dialog me ndërmjetësim nga Brukseli. Ai kërkoi nga Serbia që ta dorëzojë Millan Radoiçiqin organeve të Kosovës.

“Me Beogradin zyrtar kemi marrëveshje, jo vetëm dialog me ndërmjetësim  nga Brukseli, që daton nga muaji shkurt të vitit 2023, përveç kësaj kemi edhe Aneksin e Zbatimit të Marrëveshjes, që është arritur në mars të po këtij viti”, nënvizoi Kurti.

Ai shtoi se kishte shprehur gatishmërinë për këtë zbatim që të arrihet normalizimi i marrëdhënieve, por që për t’u arritur kjo, Kurti kërkoi dorëzimin e Radoiçiqit.

“Po njëkohësisht ne kërkojmë që së pari të dorëzojë kryekriminelin dhe terroristin Milan Radoiçiq, i cili, sipas këndvështrimit tonë, ai është i arratisur, ndërsa sipas këndvështrimit të Beogradit zyrtar, ai është një lloj truproje e presidentit të Serbisë. Dhe ai nuk është vetëm, por me vete ka edhe, së paku, 44 persona paraushtarakë, të cilët kanë vrarë policin e Kosovës, Afrim Bunjaku.  Kështu që ata do të duhej ta dorëzonin organeve tona, sepse në Kosovë do të ketë gjykim të drejtë, sepse Kosova është vend ku sundon ligji dhe është vend shumë më demokratik, sesa Serbia ”, deklaroi Kurti.

Kurti më tej shtoi se fatkeqësisht, Serbia po bëhet gjithnjë e më shumë si një Bjellorusi e dytë në Evropë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz