back to top
Wednesday, December 24, 2025
BallinaLajmeKurti: Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin për të rifilluar dialogu – normalizimi...

Kurti: Serbia duhet ta dorëzojë Radoiçiqin për të rifilluar dialogu – normalizimi i marrëdhënieve duhet të ndodhë

Të ngjajshme

Si e arsyetoi Gjykata Supreme në Hagë vendimin që Kadri Veseli të mos lirohet me kusht?

Me dhjetëra, mos qindra, kanë qenë kërkesat për lirim...

Aksident në rrugën Mitrovicë–Leposaviq, lëndohen dy zyrtarë policorë

Me datë 24.12.2025, rreth orës 09:23, Policia e Kosovës...

Hamza zotohet për uljen e tatimit në paga: Më shumë para në fund të muajit për punëtorë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Rëndohet dosja, Russell Brand sërish akuzohet për dhunim dhe sulm seksual

Russell Brand është akuzuar sërish për përdhunim dhe sulm...
- Advertisement -

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve me një shtet që nuk njeh krimet e kryera gjatë luftës, është i vështirë.

Kurti ka përsëritur mosrespektimin e marrëveshjeve të nënshkruara në kuadër të dialogut nga ana e Serbisë.

- Advertisement -

Ai ka thënë se marrëdhëniet mes dyja vendeve duhet të normalizohen, por ka potencuar se për të rifilluar dialogu, Serbia “duhet të dorëzojë Milan Radoiçiqin, i akuzuar për planifikimin e sulmit në Banjskë më 2023, tha Kurti, duke shpresuar që, siç tha ai “BE-ja, Franca dhe Gjermania do të ushtrojnë presion” mbi Beogradin për ta bërë këtë.

Kurti në një intervistë për agjencinë franceze të lajmeve AFP përmendi lidhjet e ngushta të Serbisë me Rusinë, duke thënë se nëse Rusia do të vendoste të destabilizonte rajonin, “në marshimin e saj drejt Evropës Perëndimore, mund të mbështetet te Serbia si aleate.

“Dhe kjo është shqetësuese për vendin tonë. Por po punojmë me partnerët tanë për të parandaluar që kjo të ndodhë”, u shpreh Kurti.

Kurti foli edhe për marrëveshjen me Shtetet e Bashkuara për pranimin e deri në 50 migrantëve nga vendet e treta, të cilët janë ekstraduar nga SHBA-ja. Ai bëri të ditur se deri më tani në Kosovë ka arritur vetëm një person.

“Ne nuk po kërkojmë ndihmë financiare në këmbim. Këtë po e bëjmë për ta ndihmuar SHBA-në, e cila është partnere, aleate dhe mike e jona”, tha Kurti, duke shtuar se nuk e përjashton mundësinë e arritjes së marrëveshjeve të ngjashme edhe me shtetet evropiane.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz