back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajmeKurti propozoi 20 ministra, Kryeziu: Për një vend të vogël si Kosova...

Kurti propozoi 20 ministra, Kryeziu: Për një vend të vogël si Kosova kjo është burokraci dhe keqpërdorim i pushtetit

Të ngjajshme

Ismet Kryeziu nga IKD ka reaguar pasi Kurti ka propozuar sot në Kuvendin e Kosovës një kabinet qeveritar me 20 ministra.

Ai ka thënë se për një vend të vogël si Kosova, kjo nuk është reformë por burokraci dhe keqpërdorim i pushtetit, shkruan lajmi.net.

Kryeziu gjithashtu ka thënë se hajgarja më e madhe është propozimi për ministër i Dimal Bashës i cili u zgjodh kryetar i Kuvendit vetëm para dhjetë ditësh.

“Nëse kjo qasje e VV-së nuk tregon se edhe ky propozim i kabinetit është vazhdim i të njëjtës hajgare si me kryeparlamentarin, atëherë po tregon egon politike të pakufizuar, mungesën e respektit ndaj qytetarëve dhe joseriozitetin me të cilin ajo e trajton politikën dhe institucionet e shtetit. Ky është shembull klasik i keqpërdorimit të shumicës për pushtet, jo për shërbim publik e qeverisje më të mirë”, ka thënë Kryeziu. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë në Facebook:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz