back to top
Thursday, February 19, 2026
BallinaLajmeLajmet e FunditKurti pret Sir Geoffrey Nice, diskutojnë çështje juridike dhe mbështetjen për të...

Kurti pret Sir Geoffrey Nice, diskutojnë çështje juridike dhe mbështetjen për të akuzuarit e Gjykatës Speciale

Të ngjajshme

Aksident mes dy veturave në Kçiq, katër të lënduar

Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti...

Adelina Tahiri mbulohet për Ramazan

Adelina Tahiri është një nga këngëtaret me të komentuar...

Merz përmes ambasadorit Rudolph uron Kurtin, flet për bashkëpunim dhe për hapa drejt integrimit auroatlantik

Sot, Ambasadori gjerman Rainer Rudolph dhe Zëvendës Ambasadori Christian...

Nënshkruhet rezoluta për vendosjen e paqes në Gaza

Presidenti amerikan Donald Trump ka nënshkruar rezolutën e vendosjes...

Presidentes Osmani nuk i jepet fjala në takimin e Bordit të Paqes

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani po merr pjesë në...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi Sir Geoffrey Nice, i shoqëruar nga avokati Taulant Hodaj.

“Me këtë rast, Sir Geoffrey e uroi Kryeministrin për rizgjedhjen e tij në detyrë, duke e përgëzuar për fitoren plebishitare në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe për angazhimin e tij në luftën kundër krimit dhe korrupsionit”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.

Sir Geoffrey Nice është jurist dhe avokat i njohur ndërkombëtarisht, me një karrierë të gjatë në fushën e së drejtës penale ndërkombëtare dhe së drejtës ndërkombëtare publike.

Ai ka shërbyer si prokuror në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY), ku ka udhëhequr ndjekjen penale në rastin kundër Sllobodan Millosheviqit.

Përvoja e tij e gjerë në trajtimin e krimeve ndërkombëtare, përgjegjësisë shtetërore dhe çështjeve komplekse juridike e ka bërë atë një nga emrat më të respektuar në këtë fushë.

Ai ka këshilluar edhe qeveri të mëparshme të Republikës së Kosovës lidhur me një mori çështjesh juridike që ndërlidhen me të drejtën ndërkombëtare.

Gjatë takimit, Kryeministri Kurti dhe z. Nice biseduan për bashkëpunimin e tij të mëhershëm me Qeverinë e Kosovës, si dhe për një mori temash që ndërlidhen me të drejtën ndërkombëtare dhe funksionimin e Gjykatës Speciale.

Në veçanti, Kryeministri e informoi z. Nice për përpjekjet e deritanishme të Qeverisë së Kosovës për të përkrahur, në forma të ndryshme dhe brenda kornizës ligjore, të akuzuarit e kësaj Gjykate.

“Nga ana e tij, z. Nice shprehu gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin me Qeverinë e Kosovës edhe në të ardhmen”, thuhet në njoftim/Indeksonline/.

Të Fundit

Sport

ShowBiz