back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeKurti: Prekazi është vendi ky frymëzohemi për të punuar për vendin

Kurti: Prekazi është vendi ky frymëzohemi për të punuar për vendin

Të ngjajshme

Kryeministri Albin Kurti, në akademinë përkujtimore për nder te Familjes Jashari, ka thënë se nuk mjafton që gjithçka të mbarojë duke mbajtur minutë heshtje e vënë kurora lulesh mbi varret e tyre.“Me kaq nuk mbaron. Ne duhet të punojmë pa ndalur për idealet për të cilat ata dhanë jetën”, ka thënë Kurti.“Prekazi është vendi prej ku ne marrim frymëzimin për të punuar për vendin tonë”.

Kurti ka thënë se Jasharajt janë krenaria e vendit.“21 vjet pas, vitin që shkoi Prokuroria ka nisë hetimet rreth vrasjes së familjes Jashari. E kemi për obligim që të kërkojmë drejtësi pa u ndalur, jo vetëm për ata. Drejtësia dhe kërkimfalja garantojnë paqen e qëndrueshme. Jemi përherë krenar dhe çdo herë mirënjohës për sakrificën e Jasharjve.

I kujtojmë të rënët që t’ia përkujtojmë vetes ngritjen”, është shprehur Kurti.“Sot është dita e dytë e Epopesë së UCK-së, e filluar me një orë mësimore në të gjitha shkollat e vendit që fëmijët të mësojnë për çmimin e lirisë. Mënyra si i kujtojmë të rënët për liri tregon për të ardhmen tonë. Sot kujtojmë të rënët e Prekazit dhe bashkë me ta të rënët nga secila pjesë e vendit. I kujtojmë duke i mësuar fëmijët në shkolla emrat e heronjve si Hamëz dhe Adem Jashari”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz