back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmeKurti për rastin “Maxhuni”: Haradinaj po thotë “Na e leni neve këtë...

Kurti për rastin “Maxhuni”: Haradinaj po thotë “Na e leni neve këtë punë”

Të ngjajshme

Pak para prime vjen reagimi i papritur nga Instagrami i Edit

Ndërsa Edi Kuçi po bëhet gati për spektaklin e...

Vetëm një minutë i duhet Interit për të kalaur në epërsi ndaj Bolognas (VIDEO)

Inter ka kaluar shpejtë në epërsi ndaj Bolognas, në...

Ariana Musliu-Shoshi nga Vitia: Bashkë për ndryshim dhe fitore

Kandidatja për deputete në rradhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi,...

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se drejtori i AKI-së, Shpend Maxhuni dhe drejtori i Policisë, Rashit Qalaj janë emëruar në këto pozita me direktivën e presidentit, Hashim Thaçi të cilat janë pranuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, “i cili nuk dimë se çfarë mori si shpagim në Pazar”.

“Kur Kryeministri thotë t’ia lëmë këtë çështjen ‘Maxhuni’ organeve të rendit a sistemit të drejtësisë, ai po thotë “na e leni këtë punë neve”, thua se bëhet fjalë për çështje private dhe jo publike. Kapësit e shtetit e kanë ndarë popullsinë në familjarët e tyre të paprekshëm dhe qytetarët e tjerë të pambrojtur. Paanshmëria, objektiviteti dhe profesionalizmi i organeve shtetërore matet pikërisht në raste të këtilla siç ishte ai ‘Maxhuni’ i 12 tetorit (i publikuar vetëm një javë më pas), e jo në rastet e hajnave të pulave. Shpërputhjet midis deklaratave të policisë dhe prokurorisë në rastin ‘Maxhuni’ janë dëshmi e ndërhyrjeve nga lart”, ka thënë Kurti përmes Facebook.

Sipas Kurtit Kosova nuk ka nevojë vetëm për reformë të drejtësisë, por edhe për reformë të sigurisë.

“Pra, Kosovës i nevojitet jo vetëm reforma e vetingu i gjyqësorit dhe prokurorisë, por edhe ai i policisë dhe inteligjencës. Reformat në organet e rendit e të sigurisë nuk bëhen me rokada dostash që kryejnë favore private nga pozitat publike. Në polici ka njerëz të mirë e me integritet, profesionistë e patriotë, por ata mbi kokë i kanë të këqinjtë, kapësit e shtetit, pushtetin që i shërben vetvetes, familjarëve të tyre e miqve biznesmenë. E, me të tillët nuk ka as drejtësi e as siguri”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz