back to top
Sunday, December 7, 2025
BallinaLajmeKurti për masakrën e Vushtrrisë: 20 vjet më vonë s’ka dënim për...

Kurti për masakrën e Vushtrrisë: 20 vjet më vonë s’ka dënim për kriminelët

Të ngjajshme

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka kujtuar 2 majin e vitit 1999. Ai ka përmendur masakrën e Vushtrrisë se si u vranë për 2 orë 116 shqiptarë.

Postimin Kurti e nisë kështu: Bastisje, plaçkitje, ekzekutim. 116 shqiptarë vriten për dy orë. Çdo minut dikush vdiste në Studime të Vushtrrisë më 2 maj 1999. Burra e gra, pleq e fëmijë. Nga Azemine Vërsheci, 71 vjeçare, e Bejtë Ferizi, 84 vjeçar, deri te Mexhit S. Gërgjaliu, 11 vjeç.

Më pas, lideri i VV-së thekson se as 20 vjet më vonë s’ka drejtësi për viktimat.

“Operacioni i madh “Patkoi” me të cilin Kosova po spastrohej nga shqiptarët, përbëhej nga shumë ‘patkojë’ të vegjël, e një i tillë ishte edhe ky në Vushtrri. Fshatrat viheshin nën rrethim, njerëzit dëboheshin nga shtëpitë e tyre, ua merrnin gjësendet me vlerë, sidomos paratë e kursimeve dhe arin e nuseve, dhe i drejtonin për Shqipëri, për t’ua prerë rrugën pas pak eskadronet policore dhe militare që i pushkatonin këta refugjatë.

20 vjet më vonë nuk ka drejtësi për viktimat, nuk ka dënim për kriminelët, nuk ka as prehje e kompensim për familjarët e mbetur, nuk ka as pendesë e kërkimfalje nga pushteti në Beograd ku mbeten të njëjtit.

Sigurisht që nuk duhet të ketë paragjykime për serbët, por sigurisht që duhet të ketë gjykime për kriminelët serbë. Që plagët e të mbijetuarve të shërohen, që brezit të ardhshëm të mos i bartet trauma, që ardhmëria të jetë e sigurt për të gjithë”, shkruan Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz