back to top
Saturday, October 18, 2025
BallinaLajmeKurti: Pasaporta e Republikës së Kosovës më e fuqishme se kurrë më...

Kurti: Pasaporta e Republikës së Kosovës më e fuqishme se kurrë më parë

Të ngjajshme

‘Pse gënjen’, Rikja i kthehet Meritonit për deklaratën

Në premierën e filmit të ri shqiptar “ADN”, Meriton...

Guri: LDK nuk e voton formimin e Qeverisë, e as nuk hyn në koalicion me VV-në

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka deklaruar se partia...

Ryshfet me vota, arrestohet një burrë në Graçanicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një...

Bastisje në Podujevë, policia gjen armë, municion e drogë

Policia e Kosovës ka kryer bastisje në një shtëpi...

Maqedonia e Veriut në heshtje zgjedhore

Në Maqedoni, nga mesnata (00:00) fillon heshtja zgjedhore për...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar se pasaporta e Republikës së Kosovës është më e fuqishme se kurrë më parë sipas raportit vjetor në Indeksin e Pasaportave Henley.

Sipas tij, Kosova ka kaluar nga vendi i 108-të që ishte në vitin 2021, në vendin e 65-të. Edhe në krahasim me vitin e kaluar, Kosova ka pasur ngritje në raportin përfundimtar vjetor, gjersa ka qenë në vendin e 68-të.

“Përveçse është rezultati më i mirë ndonjëherë në këtë indeks vjetor dhe dëshmi e forcimit të shtetësisë sonë, rankimi është tregues edhe i angazhimit tonë si qeveri në këtë mandat: nga liberalizimi i vizave me zonën Shengen e deri te puna intensive diplomatike me shumë shtete anekënd botës për të mundësuar lëvizjen e lirë”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka theksuar se me pasaportën e Republikës së Kosovës, e cila po bëhet gjithnjë e më e njohur ndërkombëtarisht, qytetarët po përfaqësohen dinjitetshëm, po udhëtojnë në më shumë vende pa viza dhe po e fuqizojnë republikën. 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz