BallinaLajmeKurti paralajmëroi shërbim ushtarak obligativ: Serbët thonë se ai po përgatitet për...

Kurti paralajmëroi shërbim ushtarak obligativ: Serbët thonë se ai po përgatitet për konflikt të armatosur me Serbinë

Të ngjajshme

Bosnja dyshon për një “spiun” italian në stërvitjen e tyre

Pak para finales së play-offit ndaj Italisë, te Bosnja...

Haxhiu: Murat Jashari, i vetmi kandidat për president me konsensus

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kritikuar...

Emiratet e Bashkuara Arabe thonë se po kundërshtojnë sulmet me raketa

Ministria e Mbrojtjes e Emirateve të Bashkuara Arabe thotë...

Marrëveshja e suksesit, si ecën bashkë drejt historisë FFK dhe Ujë Mokne

Dy vite më parë Federata e Futbollit të Kosovës...

Futja në planin e tij qeverisës e kryeministrit Albin Kurti, se Ushtria e Kosovës, do të fillojë të aplikojë shërbimin obligativ ushtarak, ka alarmuar serbët. Ekspertë ushtarak në Beograd, thonë se me këtë Kurti ka dy qëllime që kanë të bëjnë me serbët e Kosovës, por edhe me Serbinë.

Profesori Mitar Kovac, një ushtarak në pension ka thënë se kryeministri Kurti, duket se është duke menduar për ndonjë konflikt të armatosur me Serbinë, dhe me këtë dëshiron ta rrisë trajnimin ushtarak të banorëve të vendit të tij për qëllime afatgjata strategjike.

Ai ka kërkuar që Serbia të mos qëndrojë duarkryq në këtë temë dhe të përgjigjet, veçanërisht përmes fuqive përëndimore, të cilave duhet të u kërkojë ta ndalojnë këtë, pasi sipas tij ato janë të përfshira në formimin dhe ndërtimin e Ushtrisë së Kosovës, shkruan Reporteri.net.

Përveç kësaj, në Serbi thonë se Kurti me këtë veprim, ka edhe një synim tjetër, e ai është detyrimi që në shërbim ushtarak t’i përfshijë edhe të rinjtë serbë që jetojnë në Kosovë, dhe sipas tij, nëse ata refuzojnë t’i përgjigjen thirrjes do të përballen me sanksione, e rrjedhimisht do të obligohen ta braktisin Kosovën. Pra sipas serbëve, Kurti me këtë po dëshiron që edhe t’i detyrojë të rinjtë serbë të ikin nga Kosova. /reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz