Sot është hapur njëra prej dy urave që qeveria në detyrë nisi t’i ndërtojë muaj më parë mbi lumin Ibër. Rreth kësaj ka reaguar kryeministri në detyrë Albin Kurti, i cili ka uruar banorët dhe qytetarët e Mitrovicës së Jugut dhe Mitrovicës së Veriut.
Kurti ka thënë edhe se punimet në urën tjetër janë duke vazhduar.
‘‘Më pak se dy muaj u deshën për të ngritur urën e 36-të në Kosovë mbi lumin Ibër. Ura për kalimin e automjeteve nga sot prej orës 9:00 është hapur për qarkullim.
Urime banorëve e qytetarëve të Mitrovicës së jugut dhe Mitrovicës së veriut! Përgëzime kompanisë dhe punëtorëve për angazhimin shembullor. Punimet në urën tjetër po vazhdojnë’’, ka shkruar ai.