back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKurti: Nuk ka ngërç institucional, ka mospajtime që mund të zgjidhen me...

Kurti: Nuk ka ngërç institucional, ka mospajtime që mund të zgjidhen me zgjedhje

Të ngjajshme

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Mbyllet për publikun seanca për spiunazh ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, me propozim të mbrojtësit...

Ndalohen 18 komisionerë për rastin e manipulimit të rezultatit zgjedhor, në Malishevë

Në stacionin policor në Gjakovë është duke vazhduar marrja...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se ngërç politik nnuk ka në vend, duke shtuar se zgjidhje janë zgjedhjet.

Ai ka përmendur edhe shtetet që nga qershori do t’i shpallin zgjedhjet, ndërsa ka shkruar se një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në Kosovë.

Postimi i tij:

Ngërçi institucional shfaqet vetëm kur përjashton zgjedhjet

Sot u bënë dy muaj nga mocioni i mosbesimit. Më 25 mars krizës shëndetësore iu pat shtuar edhe ajo politike. Mirëpo, ne po ia dalim. Dje ishte dita e parë, që nga 13 marsi, pa të infektuar me virusin Corona.

Ngërç institucional? Nuk është e vërtetë. Mospajtime ka, por edhe zgjidhje ka. Në përputhje me Kushtetutën tonë nevojiten zgjedhje të reja. Ato tashmë po mbahen anembanë Evropës. Pas shëndetit të popullsisë dhe ekonomisë, është në pyetje edhe shëndeti i demokracisë. Zgjedhje do të ketë në qershor në Islandë, Francë dhe Serbi, kurse në korrik në Maqedoninë e Veriut, Spanjë dhe Kroaci. Duhet të kemi zgjedhje edhe në Kosovë e aso lokale në Podujevë. Madje, mundet edhe njëkohësisht.

Ndërsa sot, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skedën politike kosovare.

“Ne të gjithë duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skedën politike kosovare, si do që të jetë ne duhet të kemi durim, duhet që qartësisht të punojmë por edhe të respektojmë të gjithë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dal në ditët në vijim siç kanë deklaruar ata dhe në anën tjetër në asnjë formë mos të pretendon ndokush që të bëjë ndonjë presion”, tha ai.

LEXO EDHE: Thaçi: Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit me dy shkelje të rënda kushtetuese – po sillet si njeri i paligjshëm

Të Fundit

Sport

ShowBiz