BallinaLajmeKurti nuk e ka gajlen e qytetarëve: Nëse e heqim akcizën për...

Kurti nuk e ka gajlen e qytetarëve: Nëse e heqim akcizën për naftë, i humbasim 10 milionë euro në muaj

Të ngjajshme

Bajrami akuzon qeverinë: Po mashtron qytetarët me çmimet e naftës

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, në...

“Mungon edhe VV-ja, edhe Lista Serbe”, Gola ia ndal mikrofonin Rrahmanit

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani, ka thënë se Lëvizja...

Quni ngre alarmin për çmimet e karburanteve: Ndikojnë në sigurinë kombëtare

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton...

Kosova me arritje historike, rënditet e 78-ta në ranglistën botërore të FIFA-s

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar se...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është rikthyer në Kuvend, ndonëse nuk ishin të pranishëm as ai, kabineti e as partia e tij, nga fillimi i seancës që po vazhdon, për çështjen e çmimit të naftës.

Kërkesën për uljen e akcizës për çmimin e naftës, Kurti e kundërshtoi, ndërsa situatën e ndërlidhi edhe me ekonomitë globale.

Sipas tij, kjo duket zgjidhje e thjeshtë, por i kushton vendit 10 milionë euro.

“Në kohë sfiduese, çmimet globale të energjisë dhe naftës kanë luhatje të vazhdueshme, është e lehtë të kërkohen zgjidhje të shpejta. Detyra jonë nuk është ta gjejmë rrugën më të lehtë, është ta zgjedhim rrugën më të drejtë, më të dobishme, më të qëndrueshme. Situata aktuale në tregun e derivateve ka sfiduar edhe ekonomitë më të mëdha të botës, ndërkaq te ne efekti më dramatik nuk ka dhënë ende shenjat e veta, pasi nuk ka pasur kufizim të furnizimit dhe as humbje të derivateve në treg.

Kërkesat me thirrjen e kësaj seance, nuk janë të papritura. Në vazhdimësi, në secilën krizë apo luhatje, që kanë qenë shumë në këto 6 vitet e fundit, të parat masa të propozuara kanë qenë heqja apo ulja e TVSh, e në këtë rast edhe e akcizës për naftën. Në pamje të parë, kjo duket si zgjedhje e thjeshtë dhe e shpejtë, por në realitet është zgjedhje e kushtueshme dhe me efekt të pasigurt.”

Në një kalkulim të thjeshtë, kostoja mujore do të ishte minus 10 milionë euro për buxhetin e shtetit, vetëm për një muaj. Nuk mund të heqësh akcizës, e të mos heqësh shpenzime të tjera të caktuara, që mund të jenë pensionet, shtesat për fëmijë e nëna lehona”, tha Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz