BallinaLajmeKurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen e presidentit

Kurti: Nesër do të filloj diskutimet me partitë për çështjen e presidentit

Të ngjajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Qeveria e Kosovës ka thirrur mbledhjen e parë, vetëm një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të saj. I pari i ekzekutivit, Albin Kurti tha se sot do të miratojnë marrëveshjet ndërkombëtare si dhe do të riprocedojnë në Kuvend Projektligjin e Buxhetit.

Kurti potencoi se nga nesër do të filloj diskutimet me partitë politike për çështjen e presidentit.

“Mësimet që kemi nxjerr gjatë mandatit të kaluar se bashku me ekspertizën dhe dijet tuaja më bëjnë të besoj se ky kabinet i ka të gjitha parakushtet të jetë kabineti më i mirë. Jemi mbledhur qysh në ditën e parë të punës për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare që kanë qenë në pritje”, tha Kurti, raporton RTKlive.

Kurti bëri me dije se sot po e riprocedohet në Kuvend edhe Projektligjin e Buxhetit. “Është buxhet me vlerë 4 miliardë euro,  867 milionë parashihen për komunat. Buxheti përmban edhe pagën e 13-të e cila do të paguhet sapo të hyjë në fuqi Ligji për Buxhetin. Buxheti mundëson edhe rritjen e shtesës për përvojën e punës”, ka deklaruar ai”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz