back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeKurti në Institutin Mbretëror në Angli: Kosova është partnere e NATO-s dhe...

Kurti në Institutin Mbretëror në Angli: Kosova është partnere e NATO-s dhe e ardhmja jonë përket aty dhe në BE

Të ngjajshme

Apple ia sheh hajrin! iPhone 17 rritë aksionet e kompanisë

Aksionet e Apple u rritën në një nivel rekord...

Rama: Shqipëria gati të hyjë në BE edhe pa të drejtë vetoje

Shqipëria pret që brenda pak kohësh të hapë të...

Kosova rrezikon të mbetet pa fonde nga Plani i Rritjes i BE-së

Zvarritja e procesit të konstituimit të Kuvendit dhe krijimit...

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka marrë pjesë sot në një takim tek “Instituti Mbretëror i Shërbimeve të Bashkuara”, bashkë me përfaqësues të institutit.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë takim ka zhvilluar diskutime me deputetë britanikë e profesorë universitetesh me renome në Britani, në mesin e tyre edhe King’s College që Kurti ka thënë se kanë bashkëorganizuar këtë ngjarje.

Kurti ka thënë se bashkëbisedimet janë mbajtur në një tryezë historike, ku është përfunduar armëpushimi mes komisioneve detare të aleatëve dhe atyre gjermane.

“Trajtuam tema me spektër të gjerë, që prekin edhe fushat që do të mbulohen në Samitin e Procesit të Berlinit, si mbrojtja dhe siguria. Në këtë kontekst, theksova se Kosova është partnere e NATO-s dhe e ardhmja jonë përket në BE dhe aleancën e Atlantikut të Veriut. Përgjatë mandatit tonë qeverisës i kemi katërfishuar shpenzimet për mbrojtje, të përqëndruara në modernizim dhe sisteme të reja dhe kemi investuar në inovacion dhe partneritet, pasi duke e forcuar veten e forcojmë Aleancën që i përkasim”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz