back to top
Thursday, March 5, 2026
BallinaLajmeKurti nderon Epopenë e UÇK-së: Nga sakrifica e Jasharëve u ngrit Republika...

Kurti nderon Epopenë e UÇK-së: Nga sakrifica e Jasharëve u ngrit Republika e Kosovës

Të ngjajshme

Kryeministri i Kosovës, sot përmes fjalës së tij ka nderuar Epopenë e UÇK-së në seancën solemne.

Ai ka thënë se historia jonë në Prekaz u shkrua me zjarr dhe me gjak ndërsa toka u bë altar i lirisë, e një familje u bë simbol kombëtar.

“Familja e kryekomandantit Adem Jashari e lidhur me fatin e familjes dhe të bashkëluftëtarëve të tij, u bë personifikim i vendosmërisë për të mos e pranuar nënshtrimin.  Kjo sakrificë u përjetësua në vetëdijën dhe kujtesën tonë kolektive si mësim i përhershëm se liria paguhet shtrejtë, se është vlerë e panegociueshme dhe e drejtë e pakontestueshme.  Në rrjedhën e përpjekjeve të gjata politike e shoqërore për të drejta, barazi e dinjitet, kthesa në Prekaz artikuloi qartë aspiratën e popullit të Kosovës për çlirim nga Serbia pushtuese”, ka thënë Kurti.

Ai tha se Epopeja e UÇK-së u bë thirrje për bashkim, mobilizim dhe për artikulim të qartë të synimit tonë për shtetësi.

“Qëndresa e familjes Jashari të Prekazit dhe gjithë atyre që u rrethuan krah tyre e pas tyre në rrugën e çlirimit përbëjnë një trashëgimi të thellë politike, kulturore e kombëtare prej së cilës buron liria e Kosovës dhe prej së cilës u ngrit Republika jonë. Krismat e pushkëve në Prekaz u përhapën larg, deri te ndërgjegja e diplomacisë ndërkombëtare. ato krizma zgjuan mbarë kombin dhe shumëfishuan radhët e ushtarëve të UÇK-së duke shndërruar rezistencën në një lëvizje të pandalshme për liri”, ka thënë Kurti.

Ai ka thënë se sot përveç një dite nderimi, është edhe një rrugë reflektimi për atë që kemi bërë dhe atë që na pret.

“Sot ne jemi shtet i një populli liridashës që gjithmonë është rreshtuar në anëne  drejtësisë, jemi Republika e një shoqërie që e ndërton të ardhmen e saj mbi demokracinë dhe ligjin, mbi liritë njerëzore e qytetare si dhe mbi vlerat civilizuese perëndimore.  Ne e nderojmë sakrificën e Jasharëve teksa e forcojmë Republikën çdo ditë me punë të ndershme e institucione stabile. Kjo është mënyra më e mirë për ta rikthyer kujtesën në përgjegjësi dhe historinë në udhërrëfyes”, ka shtuar Kurti.

Ai ka thënë se përmes sakrificës së Prekazit janë tejkaluar kufijtë e një ngjarje të vetme historike të ndodhur në vendin tonë këtu e 28 vite më parë.

“Ajo tashmë është besë e shpresë për popullin tonë e pikë referimi për brezat e ardhshëm, si dhe çështje studimi e frymëzimi për studiuesit e akademikët mbarë botës.  Duke e përkujtuar Epopenë e UÇK-së ne e riafirmojmë zotimin dhe besatimin tonë për një Kosovë të lirë, të drejtë dhe përparimtare mbi historinë tonë të lavdishme e drejt së ardhmës tonë të ndritshme”, ka shtuar Kurti. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz