BallinaLajmeKurti: Mendimet tona janë me viktimat e aksidentit të trenit në Spanjë

Kurti: Mendimet tona janë me viktimat e aksidentit të trenit në Spanjë

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit të rëndë për aksidentin tragjik hekurudhor në Spanjë, i cili ka shkaktuar humbjen e shumë jetëve njerëzore.

Përmes një postimi në platformën “X”, Kurti ka shprehur pikëllimin e thellë për këtë ngjarje tragjike, duke theksuar se mendimet e tij janë me viktimat dhe familjet e tyre në këto momente të vështira.

“Jemi thellësisht të pikëlluar nga lajmet që vijnë nga Spanja për aksidentin tragjik të trenit që mori shumë jetë. Mendimet tona janë me viktimat dhe familjet e tyre, ndërsa ekipeve të shpëtimit u urojmë forcë në përpjekjet e tyre,” ka deklaruar Kurti.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik në Spanjë dhe më gjerë, ndërsa autoritetet përkatëse po vazhdojnë operacionet e shpëtimit dhe hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz