Kurti me gjuhë ofenduese për partitë rivale sikur në natën e zgjedhjeve: Këta as nuk po shtyhen, as nuk po ngrehen
dp

Lexo edheMujka i VV-së nën hetime për korrupsion dhe lidhje me partinë e gruas së Millosheviqit, largon nga puna veteranin e UÇK-së

Lideri i LVV, Albin Kurti, gjatë një aktiviteti partiak, ku ka bërë fushatë për kandidatin e këtij subjekti për Prishtinën Hajrulla Çekun ka folur fjalë të rënda për partitë rivale. Kurti tha se kundërshtimet e tyre nuk kanë të bëjnë me Albulena Haxhiu, por “me Vetëvendosjen dhe popullin që nuk u dha më besim partive të vjetra”.
Ai përdori gjuhë ofenduese sikur në natën e zgjejdheve, kur i kishte quajtur hajvanë, por tani duke përdorur një idiomë “.. sic thotë populli ynë, këta as nuk po shtyhen as nuk po ngrehen”.
“Opozita nuk ka problem me Albulenën, por me popullin që nuk ua dha besimin dhe me VETËVENDOSJE!-n që ua ndali përfitimet e paligjshme,” ka deklaruar Kurti.
Sipas tij, katër vitet e fundit kanë qenë të vështira për opozitën dhe ajo i frikësohet mundësisë që kjo periudhë të vazhdojë edhe më gjatë.

Lexo edheMujka i VV-së nën hetime për korrupsion dhe lidhje me partinë e gruas së Millosheviqit, largon nga puna veteranin e UÇK-së
“Ne jemi të zotuar të qeverisim për interesin publik, për një shtet të qytetarëve, jo për klane të interesit,” ka shtuar ai.