BallinaLajmeKurti: Mbledhja e sotme solli vendime të rëndësishme për qytetarët – Nga...

Kurti: Mbledhja e sotme solli vendime të rëndësishme për qytetarët – Nga paga e 13-të te FSK-ja në Gaza dhe mbështetja për sportin

Të ngjajshme

Gati për verë? Nisja fitnesit këtë pranverë!

Ofertat më të mira që kemi pasë ndonjëherë janë...

ZRRE: Tarifat e energjisë mbeten të pandryshuara deri në vendimin përfundimtar

Janë bërë dy muaj që kur tre operatorët kryesorë...

Kurti premton edhe 1 milion euro nëse djemtë e Kosovës fitojnë kundër Turqisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e Qeverisë...

Moti mbi vendin tonë

Kosova sot do të ndikohet nga mot kryesisht i...

Kryeministri i Kosovës, albin Kurti pas mbledhjes së Qeverisë ka dhënë një konferencë për media.

Ai ka thënë se mbledhja e sotme ishte e rëndësishme dhe e frytshme, ku ka thënë se janë marrë vendime të mira për vendin që e prekin drejpërdrejt jetën e qytetarëve.

Kurti ka spjeguar një nga një vendimet që u morën sot.

“Mbledhjen e nisëm me votimin për herë të dytë në Qeveri për Projekligjin për Byronë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme. Ky projektligj ishte kontestuar nga opozita në Gjykatë Kushtetuese, na vonuan por nuk na ndalën. Ashtu siç jemi zotuar se procedimi do të bëhet shpejtë ashtu edhe u bë. Ky projektligj është i rëndësisë së jashtëzakonshme dhe paraqet një prej iniciativave bosh të reformave të thella për të cilat kemi folur gjatë e jemi angazhuar shumë”, ka thënë Kurti.

Ai ka përmendur edhe projektin e banimit të përballueshëm dhe social, që ka thënë se ka filluar në 7 komuna ndërsa në 4 prej tyre ka nisur edhe ndërtimi.

“Projektligji që lidhet me këtë projekt ishte sfiduar në Gjykatën Kushtetuese. Pas gjithë asaj vonese, me t’u kthyer nga Gjykata Kushtetuese e kemi proceduar me ndryshimet përkatëse edhe këtë projektligj që do t’i jep një shtysë edhe më të fortë shtrirjes së këtij projekti në të gjitha komunat e vendit, në mënyrë që qytetarët e vendit tonë, çiftet e reja dhe familjet në nevojë të përfitojnë nga ky projekt i madh.”, ka thënë ai.

Për vendimin për dërgimin e FSK-së në Gazë, Kurti ka thënë se është vendim me kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes, si pjesë e Forcës Ndërkombëtare Stabilizuese.

“Ne jemi të gatshëm të marrim pjesë në Forcën Stabilizuese Ndërkombëtar dhe të ndhmojmë popullin e Gazës. Ky vendim përbën finalizim të procesit të nisur vitin e kaluar në kohën e konferencës në Doha të Katarit nga Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, dhe komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari. Pikërisht prej aty fillon edhe ajo çfarë vendosëm sot për pjesëmarrje në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese, nga Qeveria kalon te Kuvendi i Kosovës”, ka thënë ai.

Ai ka përmendur edhe zotimin për ndarjen e 500 mijë euro për Kombëtaren e futbollit të Kosovës.

“Gjithashtu në këtë mbledhje, siç ishim zotuar më herët, miratuam ndarjen e shpërblimit prej 500 mijë euro për përfaqësuesen tonë të futbollit, për rezultatin e jashtëzakonshëm të treguar në ndeshjen ndaj Sllovakisë. Këtë performancë që na bëri krenar të gjithëve, uroj që do të përsëritet me më shumë motiv dhe energji edhe në ndeshjen nesër mbrëma me Turqinë si stacion i nisjes për Amerikë në kampionatin botëror.”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se orkestra e fëmijëve Amadeus të cilës në mbledhjen e kaluar kanë marrë vendim për ndarjen e parave për të financuar udhëtimin e tyre në garën në Spanjë, ka zënë vendin e parë në botë.

“Dua të përmend një lajm të mirë dhe një vendim të rëndësishëm. Lajm i mirë është që orkestra e fëmijëve Amadeus ka zënë vendin e parë në Spanjë, dhe para 11 ditëve saktësisht më 19 mars në mbledhjen e Qeverisë ne financuam udhëtimin e tyre duke mbështetur këta fëmijë që po na bëjnë krenar në botë”, ka shtuar i pari i Qeverisë.

Kurti ka folur edhe për pagën e 13-të për punonjësit publik.

“Ndërkaq vendimi i rëndësishëm është për punonjësit që marrin pagë nga buxheti i shteti. Vendimi i sotëm përben një prej pesë zotimeve të para që i kemi premtuar gjatë fushatës sonë në dhjetor të vitit të kaluar. Këtë muaj, punonjësit që marrin pagë nga buxheti i Kosovës në konton e tyre do ta kenë pagën e 13-të. Paga e 13-të jo në fund por në fillim, tash menjëherë që u kalua buxheti i shtetit.  Siç kemi thënë më herët, kush ka punuar 12 muaj i merr 13 rroga, e ata që nuk kanë punuar 12 muaj do të marrin proporcionalisht sa kanë punuar. Ta zëmë nëse dikush nuk i ka 12 muaj punë në 12 muajt e fundit por i ka 6 muaj, pagën e 13-të do ta kenë të përgjysmuar. Edhe ata që kanë punuar me orar të shkurtuar, do ta kenë pagën në proporcion me punën”, ka shtuar ai. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz