BallinaLajmeKurti kujton dëshmorin Asllan Fazliu në 27-vjetorin e rënies

Kurti kujton dëshmorin Asllan Fazliu në 27-vjetorin e rënies

Të ngjajshme

Trump: Gjërat po shkojnë shumë mirë me Iranin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump...

Shqetësimi i OKB: Kriza klimatike po përkeqësohet, ndërsa çekuilibri energjetik rritet

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për meteorologjinë ka paralajmëruar...

KRRE ndryshon rregulloren për formimin e çmimit të derivateve të naftës: Vendimet mund të merren çdo ditë

Komisioni Rregullator për Energjetik (KRRE) publikoi Rregulloren e ndryshuar...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar sot dëshmorin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asllan Fazliu, në 27-vjetorin e rënies së tij.

Kurti rikujtoi se më 23 mars të vitit 1999, Fazliu ra dëshmor gjatë luftimeve me forcat serbe në malet e Qyqavicës, duke e cilësuar atë si një nga figurat që mishëronte idealin e luftëtarit të lirisë.

Ai theksoi se, ndonëse vetëm 35 vjeçar, Asllan Fazliu mbetet simbol i një gjenerate luftëtarësh të UÇK-së, duke e radhitur atë përkrah emrave të njohur si Adem Jashari, Hamëz Jashari, Fehmi Lladrovci dhe Ilaz Kodra.

Sipas kryeministrit, Fazliu kishte marrë nofkën “Luan”, duke reflektuar trimërinë e tij në luftë. Kurti shtoi se Fazliu ishte gjithashtu dëshmitar i rënies së dëshmorëve Xhevë Lladrovci dhe Fatime Hetemi në shtator të vitit 1998.

“Dëshmitar i rënies heroike të dëshmorëve Fehmi e Xhevë Lladrovcit dhe Fatime Hetemit më 22 shtator 1998, Asllan Fazliu ra dëshmor gjashtë muaj më vonë i qëlluar nga një predhë topi, në luftë me forcat e Serbisë”, tha Kurtri.

Kurti kujtoi edhe sakrificën e familjes Fazliu, ku pas rënies së Asllanit, vëllai i tij Mehdi Fazliu vazhdoi luftën deri në rënien e tij në prill të vitit 1999, ndërsa më pas dëshmor ra edhe xhaxhai i tyre, Milazim Fazliu.

“Lavdi Asllan Fazliut, mes të gjithë dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës”, ka përfunduar Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz