back to top
Monday, August 25, 2025
BallinaLajmeKurti: Kosova zgjodhi të mos jetë vëzhguese, sanksionoi Rusinë për luftën në...

Kurti: Kosova zgjodhi të mos jetë vëzhguese, sanksionoi Rusinë për luftën në Ukrainë

Të ngjajshme

Hoti: Ua ndalën rrogat, tani edhe po i censurojnë gazetarët e RTK-së që kritikojnë pushtetin

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka...

Jori tregon arsyen pse ishte larg rrjeteve sociale: Babai pësoi infarkt

Modelja shqiptare dhe ish-banorja e Big Brother VIP Albania,...

Depay drejtë rikthimit në Evropë?

Memphis Depay do të largohet nga skuadra Braziliane Corinthians...

Reka e Keqe shpejt do të bëhet “e mirë”, nis asfaltimi

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ditën e...

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në nderim të Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, ka thënë se Kosova zgjodhi të mos jetë vëzhguese, por iu bashkua shteteve të cilat vendosen sanksione ndaj Rusisë.

Sipas komunikatës për media, Kurti ka thënë se Kosova ka mbështetur prej kohësh luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe sovranitetin shtetëror.

 “Kosova e ka mbështetur prej kohësh luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe sovranitetin shtetëror, në mënyrë që ajo të ndërtojë një të ardhme të fortë në vend që të mbetet vazhdimisht e ekspozuar ndaj agresionit. Aktiviteti diplomatik i ditëve të fundit ka nënvizuar se sa qendrore mbetet kjo çështje”, tha kryeministri Kurti.

Ai ka shtuar se që nga fillimi i luftës, Kosova ka zgjedhur të mos jetë një vëzhgues, por iu bashkua Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar në vendosjen e sanksioneve.

“Kosova e ka mbështetur prej kohësh luftën e Ukrainës për të mbrojtur integritetin e saj territorial dhe sovranitetin shtetëror, në mënyrë që ajo të ndërtojë një të ardhme të fortë në vend që të mbetet vazhdimisht e ekspozuar ndaj agresionit. Aktiviteti diplomatik i ditëve të fundit ka nënvizuar se sa qendrore mbetet kjo çështje”, tha kryeministri Kurti, duke shtuar se që nga fillimi i luftës, Kosova ka zgjedhur të mos jetë një vëzhgues, por iu bashkua Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe Mbretërisë së Bashkuar në vendosjen e sanksioneve dhe hapi dyert tona për gazetarët dhe të tjerët që kërkonin strehim dhe një vend të sigurt nga i cili të vazhdonin punën e tyre, dhe ndihmoi ushtrinë ukrainase përmes pakove ushtarake dhe trajnimeve në kuadër të operacionit “Inteflex”.

Para të pranishmëve të shumtë, në fjalën hyrëse, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Ukrainës, Kryeministri Kurti, ka uruar gjithë ukrainasit, duke konfirmuar se Kosova qëndron në solidaritet me Ukrainën në këtë rast solemn, e përkushtuar për të mbështetur pavarësinë dhe sovranitetin e saj në të gjithë territorin e saj dhe synimin për një të ardhme të sigurt, demokratike dhe paqësore.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz