Kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se ka qenë kryeministri më i ofenduar dhe sharë në historinë e Kosovës nga kundërshtarët politik.
Kurti këtë e tha kur u pyet për gjuhën e përdori nga ai gjatë fushatës, kundër partive tjera politike, të cilat mund të jenë shkaktare që tani kanë refuzuar të bëjnë koalicion me të.
“Nëse e krahasoni se cfarë na kanë quar neve është e pakrahasueshme Nuk ka pasur në Kosovë kryeministër më të ofenduar e sharë se unë, por po e theksojë, problemi i mospajtimeve nuk ka të bëj me gjuhen që po përdoret, sepse cfarë i kanë thënë këta njëri-tjetrit e janë bërë bashkë, është e pashpjegueshme”, deklaroi Kurti. /Lajmi.net/