back to top
Saturday, August 2, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKurti konfirmon përgjimet e takimeve në Bruksel nga serbët

Kurti konfirmon përgjimet e takimeve në Bruksel nga serbët

Të ngjajshme

Kurti konfirmon përgjimet e takimeve në Bruksel nga serbët, hesht BE-ja

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka konfirmuar përgjimet e...

Deputetja ukrainase: Kievi do ta njohë Kosovën

Deputetja ukrainase, Ivanna Klympush Tsintsadz, deklaroi se Ukraina do...

Kurti konfirmon përgjimet e takimeve në Bruksel nga serbët, hesht BE-ja

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka konfirmuar përgjimet e...

Deputetja ukrainase: Kievi do ta njohë Kosovën

Deputetja ukrainase, Ivanna Klympush Tsintsadz, deklaroi se Ukraina do...

Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka konfirmuar përgjimet e kryera nga zyrtarë të lartë serbë brenda takimeve në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Kurti tha se ky veprim shfaq një formë të re të qasjes minuese dhe sabotuese të Serbisë. Ndërsa njohës të sigurisë dhe zhvillimeve politike thonë që ky është një skandal, për të cilin BE-ja duhet të marrë veprime ndaj Serbisë. Mirëpo, Brukseli deri tani ka heshtur.

Në Dukagjin, janë publikuar këtë javë përgjime që Igor Popoviq, ndihmësdrejtor në të ashtuquajturën Zyrë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, kishte bërë në takimin e datës 17 shtator 2020 në Bruksel në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Këto përgjime ilegale të bisedave me zyrtarë evropianë, këtë të premte, i konfirmoi edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e Qeverisë në detyrë.

“Rasti i fundit ku dëshmohet audioincizimi ilegal dhe i fshehtë i bisedave në Bruksel, është rast jashtëzakonisht serioz që shpërfaqë në një formë që nuk e kemi hasur më herët të qasjes sistematike, destruktive, minuese dhe sabotuese të Serbisë, në raport me palët, ndërmjetësuesin dhe vet procesin e ndërmjetësuar nga Brukseli”, ka thënë Albin Kurti, Kryeministër në detyrë i Kosovës.

Popoviqi u arrestua më 18 korrik të këtij viti në Kosovë pasi e kishte quajtur UÇK-në terroriste.

Kurti shtoi se Serbia po vazhdon të punoj për destablizimin e Kosovës, ndërkaq tha që organet e sigurisë janë duke iu kundërvënë sukseshëm.

E një veprim të tillë, po e konsideron skandal analisti politik Afrim Kasolli, i cili thotë se BE-ja nuk duhet që të kërkojë përgjegjësi dhe të sanksionojë vetëm Serbinë, por edhe zyrtarë të saj.

“Ky është një skandal i llojit të vet, që përveç Serbisë edhe Brukseli duhet të jep përgjegjësi, sepse është e pa logjikshme, e pa precedent dhe e rrezikshme që një institucion në një zyrë siç është kjo e BE-së, me politikë të jashtme të sigurisë, të mundët të shërbej për shërbimin sekret serb dhe të marrë informata atje”, ka thënë Afrim Kasolli, Analist politik.

Një veprim i tillë nuk e ka befasuar fare ekspertin e sigurisë Fadil Kajtazi, i cili thotë që zyrtarët serbë e kanë përdorur imunitetin e tyre për të kaluar masat e sigurisë.

Por, çka mund t’i shërbejnë këto përgjime BIA-së serbe, të cilat Popoviq ua dërgoi.

“Janë biseda që analizohen, analizohen nga grupe ekspertësh, do të thotë, analizohen gjithanshëm, tu përfshi prej intonacionit të zanit,  prej mënyrës së përgjigjes, gjestëve, etj etj, në mënyrë që të studiohen karakteret e atyre që  marrin pjesë në bisedime”, ka thënë Fadil Kajtazi, Ekspert i sigurisë.

I njëjti nuk e përjashton mundësinë, që pastaj nëse ka elemente nga këto përgjime, të ndodhin shantazhe.

- Advertisement -

Të Fundit