back to top
Tuesday, August 26, 2025
BallinaLajme“Kurti ia la “jadec-in” PDK-së” – Ylli Hoxha: Me refuzimin e Dimal...

“Kurti ia la “jadec-in” PDK-së” – Ylli Hoxha: Me refuzimin e Dimal Bashës, opozita tregoi mungesë lidershipi

Të ngjajshme

E dashura e Robertit sot feston 25-vjetorin

Sot është një ditë e veçantë për modelen Ana...

Moti sot

Sot parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do...

Nga 1 shtatori nis mësimi tërëditor në pesë shkolla të Prishtinës

Përgatitjet pothuajse kanë përfunduar dhe shkollat janë gati t’i...

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka komentuar zhvillimet e fundit rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, duke e cilësuar kandidaturën e Dimal Bashës si një lëvizje taktike të kryeministrit Albin Kurti.

Sipas tij, Kurti si “ekspert i lojës” ia ka lëshuar një “jadec” opozitës, e në veçanti Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

“Jadec-in e hëngrën. Z. Kurti ua lëshoi në dorë si ekspert i lojës dhe këta ia mundësuan pak a shumë atë që u përpoq të arrinte nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese: të krijojë atmosferën që ai propozon disa kandidatë dhe akuzon opozitën për mungesë vullneti për të bashkëpunuar, për shkak të shumësisë së emrave”, ka thënë Hoxha në emisionin “Debat Plus” .

Ai theksoi se PDK-ja ka rënë në këtë kurth vetë, pasi kishte deklaruar se do të votonte 35 deputetë, përfshirë edhe Dimal Bashën.

“Askush nuk e ka detyruar PDK-në ta thotë këtë. Ata e bënë vetë. Dhe ditën kur e propozuan, manifestuan mungesë të jashtëzakonshme lidershipi”, ka shtuar Hoxha.

Analisti kritikoi mungesën e instinktit politik te drejtuesit e opozitës në sallën e Kuvendit, duke thënë se kryetarët e partive dhe shefat e grupeve parlamentare do të duhej të tregonin autonomi dhe veprim të matur në momente të tilla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz