back to top
Sunday, October 26, 2025
BallinaLajme​Kurti i “përjashtoi” nga lista për qeverinë e re Bislimin, Nagavcin e...

​Kurti i “përjashtoi” nga lista për qeverinë e re Bislimin, Nagavcin e Hajdarin

Të ngjajshme

Avdullah Hoti reagon me një foto pasi dështoi të zgjidhej qeveria e prezantuar nga Albin Kurti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka...

Rikthehen sërish bashkë Megan Fox dhe Machine Gun?

Pas muajsh ndarjeje, aludimesh dhe thashethemesh për fundin e...

Lushaku e LDK-së: Sot votova kundër qeverisë Kurti. Për Kosovën, jo për pushtetin

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu ka reaguar pasi Lëvizja...

​Policia parandalon kontrabandën me mallra në Hanin e Elezit

Policia e Kosovës, përkatësisht njësitë patrulluese të Drejtorisë Rajonale...

Në seancën e sotme të jashtëzakonshme të Kuvendit Kosovës, formimi i Qeverisë Kurti 3 nuk mori votat e mjaftueshme. Kështu koalicioni parazgjedhor Vetëvendosje–Guxo–Alternativa nuk arriti të krijoj shumicën e thjeshtë prej 61 deputetësh, të nevojshme për të formuar Qeverinë Kurti 3. Për Qeverinë Kurti 3 ishin 56 vota pro, 52 kundër dhe 4 abstenime.

Fillimisht para votimit, gjatë prezantimit të emrave të kabinetit qeveritar Kurti 3, i mandatuari Albin Kurti, paraqiti disa emra të rinj, por disa emra të njohur, me pozita të rëndësishme në Qeverinë Kurti 2, si Besnik Bislimi, Arbëria Nagavci e Rozeta Hajdari u lanë jashtë kabinetit të ardhshëm.

Besnik Bislimi, ndonëse zëvendëskryeministër i parë në Qeverinë Kurti 2, kësaj radhe u përjashtua nga lista, kurse u zëvendësua në vend të tij Glauk Konjufca, i cili gjithashtu u propozua edhe për pozitën e ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Ndërkaq, Arbërie Nagavci, ish-ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, gjithashtu nuk u rikthye në propozimin e Kurtit për kabinetin e ri, ku në vend të saj u propozua Avni Zogiani, i cili aktualisht është zëvëndësministër nw detyrw Infrastrukturës dhe Ambientit.

Po ashtu, ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari nuk u përfshi fare në propozim e Kurtit, ku për këtë pozitë që përbën edhe atë për Integrime Evropiane u nominua Mimoza Kusari-Lila, ish-shefe e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti sot tentoi të shkarkojë kryetarin aktual të Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha nga kjo pozitë, pasi që ky i fundit u propozua për ministër të Infrastrukturës dhe Transportit.

Fillimisht para procesit të votimit, ky ishte kabineti i propozuar nga i mandatuari për kryeministër, Albin Kurti i mandatuari për kryeministër,

  • Glauk Konjufca, Zëvëndëskryeministër I parë, dhe ministër I Punëve të Jashtme dhe Diasporës
  • Donika Gervalla – Zëvëndëskryeministër i dytë dhe Ministre e Drejtësisë
  • Fikrim Damka – Zëvëndëskryeministër i tretë për çështje të pakicave dhe bashkëpunim ekonomik
  • Hekuran Murati – Ministër i Financave dhe Ekonomisë
  • Andin Hoti – Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale
  • Ejup Maqedonci – Ministër I Mbrojtjes
  • Xhelal Sveçla – Ministër i Punëve të Brendshme (MPB)
  • Lulzon Jagxhiu – Ministër i Administratës dhe Digjitalizimit
  • Avni Zogiani – Ministër i Arsimit
  • Arben Vitia – Ministër i Shëndetësisë
  • Fatmir Spahiu – Ministër i Kulturës dhe Turizmit
  • Blerim Gashani – Ministër i Sportit dhe Rinisë
  • Rasim Demiri – Ministër i Administrimit të Përgjithshëm dhe Politikat Lokale (MAPL)
  • Fitore Pacolli – Ministre e Mjedisit
  • Armend Muja – Ministër i Bujqësisë
  • Dimal Basha – Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit
  • Mimoza Kusari – Ministër I Industrisë dhe Tregtisë dhe i Integrimeve Evropiane
  • Artane Rizvanolli – Ministre e Energjisë
  • Nenad Rashiq – Ministër i Komuniteteve dhe Kthimit
  • Sejnur Veshall – Ministër i Zhvillimit Rajonal
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz