Kryeministri i vendit, Albin Kurti është deklaruar sot para deputetëve në Kucvendin e Kosovës.
Derisa fliste për shumë tema, Kurti përmendi pak edhe presidenten e vendit, Vjosa Osmani.
Kurti foli për dekretin e Vjosa Osmanti për shpërndarjen e Kuvendit, dekret ky që u anulua nga Gjykata Kushtetuese në Aktgjykimin e fundit.
Kurti me këtë rast tha se “vullneti i popullit nuk anulohet me dekret”.
“Në këtë rend, shpërndarja e Kuvendit nuk është instrument për të tejkaluar vështirësi politike dhe mbi të gjitha është vërtetuar e dëshmuar edhe nga Gjykata Kushtetuese tani që Presidenti nuk mund të shpërndajë vullnetin e popullit as nën presion të afateve e të paqartësive kushtetuese. Vullneti i popullit nuk anulohet me dekrete dhe rrjedhimisht as nuk shpërndahet. Tani pas qartësimit dhe vërtetimit të kësaj të vërtete të pamohueshme, sot nuk kemi një boshllëk institucional përpara nesh, por kemi një detyrë të qartë”, shtoi Kurti.
I pari i ekzekutivit shoti se demokracia nuk mbahet në këmbë e nuk avancon përpara duke e bllokuar punën dhe funksionin e njëra-tjetrës “Kuvendi është funksional dhe i kthehet punës së tij, mandati i deputetëve është i gjallë dhe përgjegjësia ndaj proceseve, politikave publike është edhe më e madhe. Afatet kushtetuese janë në rrjedhë, shteti nuk ka ndalur së vepruari dhe nuk ka asnjë arsye që ne ta ndalim atë. Përkundrazi, çdo përpjekje për ta ndërprerë këtë funksionim do të ishte jo vetëm politikisht e gabuar, por edhe një precedent që cenon vetë idenë e ndarjes dhe balancimit të pushteteve. Demokracia nuk mbahet në këmbë e nuk avancon përpara duke e bllokuar punën dhe funksionin e njëra-tjetrës, por duke e respektuar çdo pushtet tjetër brenda kufijve të përcaktuar nga vetë Kushtetuta. Kjo nuk është asnjë çështje abstrakte apo debat teorik. Vazhdimi i punës së institucioneve tona është më konkret se kurrë, por njëkohësisht edhe më i nevojshëm se asnjëherë“, tha ai./Lajmi.net/