back to top
Wednesday, August 6, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditKurti i del krah Osmanit për Llabanin: E papërshtatshme të gjykojë mbi...

Kurti i del krah Osmanit për Llabanin: E papërshtatshme të gjykojë mbi një çështje kushtetuese dikush që është rrezik për vendin

Të ngjajshme

Kryeministri në detyrë Albin Kurti është deklaruar lidhur me tërheqjen e kërkesës nga presidentja Vjosa Osmani në Gjykatë Kushtetuese, shkak të gjyqtarit Radomir Llaban.

Ai ka thënë se Llaban është ‘‘rrezik për rendin tonë kushtetues’’ që ai të gjykojë një çështje kushtetuese.

“Atëherë pati aplikuar për t’u bërë anëtar i Gjykatës Kushtetuese. Deputetja jonë, në emër të Grupit Parlamentar, asokohe ishim në opozitë, Albulena Haxhiu i pati shkruar letër Zyrës së Presidentit, por fatkeqësisht as presidenti i atëhershëm më vitin 2018, as kryetarja e Gjykatës Kushtetuese në vitin 2018, nuk e kanë parë të arsyeshme që ta ndalin një proces të tillë, sepse është absurde që dikush i cili, sipas informacioneve që kemi nga institucionet e sigurisë, është i papërshtatshëm dhe rrezik për rendin tonë kushtetues tash të gjykojë mbi një çështje kushtetuese”, tha Kurti.

- Advertisement -

Të Fundit