back to top
Monday, February 9, 2026
BallinaLajmeKurti: Grenell kërkon marrëveshje me Serbinë deri në shtator

Kurti: Grenell kërkon marrëveshje me Serbinë deri në shtator

Të ngjajshme

​Hapet konkurs për projektimin e Memorialit për Adem Jasharin në Prishtinë

Është folur shpesh e gjatë se pse Prishtina nuk...

Juventusi rikthehet nga humbja dhe merr një pikë të madhe ndaj Lazios

Juventusi u rikthye nga disavantazhi 2-0 për të barazuar...

Zhegrova tregon klasin në 45 minuta, “Zonja e Vjetër” barazon n’shpi

Skuadra e Juventusit ka barazuar ndaj Lazios me rezultatin...

Ligj i ri për ndërmarrjet publike, paralajmërohet reformë të thellë

Nëpërmjet një koncept dokumenti, pushteti që pritet të ripërtërihet...

Kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti, në video-konferencën e tij me studentët e Universitetit të Harvardit, ka folur rreth rolit të shtetit amerikan në zgjidhjen e problemit me Serbinë dhe arritjen e marrëveshjes finale.

I pyetur për arsyet që administrata e presidentit Donald Trump kërkon një normalizim të shpejtë të marrëdhënieve me Serbinë, Kurti mendon se ambasadori Richard Grenell nuk ia dëshiron të keqen popullit të Kosovës, por kërkesën pr përshpejtim të arritjes së marrëveshjes më tepër e sheh si “arritje historike nga ana e vetë Grenell”.

“Grenell ka kërkuar një marrëveshje të shpejtë dhe është impresioni im se ai nuk deshi të keqen për popullin shqiptar dhe Kosovën dhe kur duhet të bëhet diçka shpejt ju mundohuni të bëni presion dhe ka një nguti prej tij për arritje të marrëveshjes historike, duke u fokusuar më pak në tekstin e marrëveshjes. Ai dëshironte marrëveshjen si qëllim të tij kryesor. Ai në tetor tha se dëshiron marrëveshje në shkurt, dhe tash dëshiron të arrihet marrëveshje deri në shtator”, ka thënë Kurti.

Për më tepër, Kurti ka thënë se është për një dialog të përgatitur mirë, me SHBA dhe BE si ndërmjetësues.

Sipas tij, presidenti Trump nuk ishte në dijeni kur takoi homologun e tij rus Vladimir Putin në Helsinki se do të fuqizojë influencën ruse në Ballkanin Perëndimor.

“Ka pasur dy dështime për tentim puçi në Maqedoninë Veriore dhe Malin e Zi dhe tash radha e tretë mund të jetë në Kosovë ose Bosnjë. Trump është i preokupuar me fuqizimin e Kinës dhe Putin dëshiron ta shfrytëzojë këtë në Ballkanin Perëndimor”, është shprehur Kurti. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz