BallinaLajmeKurti fton Thaçin për takim nesër

Kurti fton Thaçin për takim nesër

Të ngjajshme

Për ta ngushëlluar për vdekjen e nënës, Veiga golin ia dedikoi Thiago Silvas

Porto ka arritur një fitore të rëndësishme me rezultat...

Messi i zhgënjyer me anulimin e Finalissimas, e kishte një dëshirë

Kapiteni i Argjentinës, Lionel Messi, ka mbetur thellësisht i...

34 aksidente trafiku e mbi 1800 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

Policia e Kosovës në raportin e saj 24-të orësh...

Tri raste të dhunës në familje brenda 24 orëve në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit Hashim Thaçim ku e fton këtë të fundit në takim për ditën e mërkurë.

Thaci pati një takim në SHBA me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të hënën. Pas këtij takimi i njëjti kërkoi që të raportonte në Kuvendin e Kosovës për takimin dhe mbarëvajtjen e saj.

Po ashtu, Kurti disa ditë më herët publikoi një marrëveshje të Thacit me NATO’n, ku nëkohën sa ishte kryeministër, Thaci kishte nënshkruar një marrëveshje për mos shkuarje të FSK’së në veri të Kosovës.

Kurti kërkoi një takim me presidentin që të sqaroheshin rreth këtij dokumenti.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar letër presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës letër ka kërkuar nga presidenti një takim gjatë ditës së nesërme, në mënyrë që t’i bashkërendojnë veprimet e përbashkëta rreth politikës së jashtme”, thuhet në letrën zyrtare.

“Kryeministri Kurti ka theksuar se prezantimi i Republikës duhet të jetë i njëzëshëm dhe se dallimet duhet të mbesin brenda vendit duke mos ndikuar kur e përfaqësojnë atë” /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz