BallinaLajmeKurti fton LDK-AKR për krijim të qeverisë

Kurti fton LDK-AKR për krijim të qeverisë

Të ngjajshme

Policia jep detaje për rastin tragjik të gruas që ra nga Ura e Moglicës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për rastin tragjik...

Prezantoi dokumentet e falsifikuara në aeroport, tentoi të udhëtoj nga Prishtina në Berlin

Një person ka tentuar të udhëtojë në destinacionin Prishtinë-...

Tri super përballje sot në Superligë, vëmendja në Gjilan

Sot në Superligën e Kosovës zhvillohen edhe tri ndeshje...

Gjashtë vjet nga viktima e parë e COVID-19 në Kosovë

Sot mbushen gjashtë vjet që kur në Kosovë u...

Gimbo tregon se çfarë ndodhi me arrestimin e Gjestit

Ish-banori i Big Brother Vip 5, Gimbo, i ftuar...

“Ne i bëjmë ftesë komplet koalicionit LDK-AKR-Alternativa, në mënyrë që në Kosovë të hapim një kapitull të ri, në përputhje me vullnetin e qytetarëve”

I nominuari i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër të vendit, Albin Kurti, në një konferencë për media, i ka bërë thirrje koalicionit LDK-AKR-Alternativa që t’i bashkohet në krijimin e qeverisë progresive.

Ai ka deklaruar se nuk mund ta lejojnë krijimin e një tjetër qeverie nga ana e Partisë Demokratike të Kosovës, ndaj janë duke punuar intensivisht që pas, sic tha, dështimit të krjimit të qeverisë nga koalicioni PAN, ata ta bëjnë këtë gjë, njofton Klan Kosova.

“Nuk mund të kemi pushtet të ri me eksponentë të vjetër. Parandalimi i një qeverie me njerëz të regjimit të vjetër i hap rrugën krijimit të një qeverie të re, ku VV-ja do të jetë bartëse dhe prijëse e këtij procesi”.

“Ne i bëjmë ftesë komplet koalicionit LDK-AKR-Alternativa, në mënyrë që në Kosovë të hapim një kapitull të ri, në përputhje me vullnetin e qytetarëve”.

“Në Kosovë ka dy pole: njëri është Vetëvendosje, tjetri PDK-ja. Populli na dha besimin neve. Ne nuk mendojmë që PDK-ja duhet të bëjë qeveri të re, pavarësisht kush është i nominuari për kryeministër. Pas dështimit të tyre për të krijuar qeveri, radha na vije ne, dhe ne jemi në krye të detyrës”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz