BallinaLajmeKurti flet me Tërnavën për vrasjet, thotë se ka informacione se ka...

Kurti flet me Tërnavën për vrasjet, thotë se ka informacione se ka gjyqtarë që ndajnë drejtësi “bazuar në çehret e palëve”

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ishte në Bashkësinë Islame të Kosovës me rastin e Fitër Bajramit.

Me kreun e BIK-ut, Naim Tërnavën, ai diskutoi për çështjen e vrasjeve në Kosovë.

Pasi i përmendi si zakonisht prokurorët, në fillim të kritikës së tij, ai u ndal të flasë për gjyqtarët.

“Sa i përket gjyqtarëve, nga përvojat që kemi dhe informacionet që i marrim, ka jo pak gjyqtarë që kur ndajnë drejtësinë nuk bazohen te provat materiale dhe dëshmitë e tjera në proces, por edhe në çehret e palëve. E, nuk mund të ndash drejtësi nëse në momentet vendimtare ua këqyrë çehret palëve. Pra, kush është aty më i fuqishëm, kush është më agresiv, e me e këqyrë me e gjetë njëfarë mesi. Drejtësia e gjyqtarit nuk është mesi midis palëve – atë e bën ndërmjetësuesi në negociata. A drejtësia ish dashtë me ua dhanë hakun”, tha Kurti.

Ai i përmendi edhe përmbajtjet në rrjetet sociale, që sipas tij po nxisin dhunë.

- Advertisement -